MENU
klinika

Shifrat

Sa përqind të kostos së punës zënë shpenzimet për trajnim?

11.02.2019 - 14:34

Sipas disa të dhënave të bëra publike nga Insituti i Statistikave, trajnimi zë një vend të papërfilshëm në raport me koston totale të punës.

Sa është kostoja mesatare e punës?

-Për një punonjës kostoja mesatare shkon deri në 741 mijë lekë në vit.

-Shpenzimi mesatar për trajnim bazuar në këtë shifra rezulton të jetë më pak se 3 mijë në vit për çdo të punësuar.

Pra sipas të dhënave të INSTAT, vetëm 0.4% e shpenzimeve të biznesit shqiptar shkojnë për trajnim.

Sektorët ku trajnimi zë më shumë se 1% e kostos së punës:

-Tregu financiar
-Telekomunikacionet

Arsyet:

-Kanë nivel të mirë organizimi dhe menaxhimi
-Mbështeten tek njohuritë e specializuara dhe inovacioni.

Sa shpenzojnë për trajnim:

-Tregu financiar (bankat) shpenzojnë deri në 1.45 % të kostos totale.
-Telekomunikacionet shpenzojnë deri në 1.4% të kostos totale.

Sa është kosto për trajnim në sektorë të tjerë?

-Sektori i energjisë dhe furnizimit me ujë, kostoja për trajnim shkon deri në 0.01% të kostos së punës, pra rreth 1 mijë lekë në vit.