MENU
klinika

Zbulojeni!

Sëmundja gjenetike e lëkurës/ E trashëgoni nga anëtarët e familjes

12.02.2019 - 16:06

Hailey-Hailey është një sëmundje gjenetike e trashëguar mes anëtarëve të familjes me një shans 50% të trashëgimisë nga një prind i prekur.

Kjo gjendje është më e zakonshme në vitet e fundit të adoleshencës , të njëzetat dhe të tridhjetat. Dëmtimet më së shpeshti shihen në anët e qafës, të sqetullave dhe të gjymtyrëve dhe nën gjoks. Këta pacientë mund të ankohen për një erë të rëndë dhe kruajtje, e cila përvec problemeve shëndetsore mund të jetë edhe një shqetësim social për jetën e pacientëve.

Shenjat fillestare mund të jenë një zonë e kuqe në lëkurë , e lagur ose një flluskë e mbushur me lëng që rrëzohet lehtësisht dhe bëhet e fortë me kalimin e kohës.

Këto plagë duket se vijnë dhe shkojnë dhe nuk lënë asnjë shenjë.

Ato mund të lokalizohen në një zonë ose mund të përhapen edhe në pjesë të tjera të trupit. Pacientët me Hailey-Hailey mund të kenë gjithashtu probleme me thonjtë të quajtur të cilat shfaqen si shirita gjatësorë të bardhë.

Komplikimet:

Komplikimet e sëmundjes Hailey-Hailey përfshijnë rrezikun e infeksioneve dytësore bakteriale, fungale dhe virale, të cilat mund të kërkojnë agjentë antimikrobikë.

Nuk ka kurë për Hailey-Hailey sëmundje që është një çrregullim gjenetik. Trajtimi i pacientëve për simptomat u siguron pacientëve lehtësim dhe zvogëlon infeksionet mikrobike.

Trajtimi:

Pjesa e parë e trajtimit është për të shmangur fërkimet dhe djersitjen duke veshur rroba të lehta. Shmangia e drejtpërdrejtë e eksopzimit në diell dhe përdorimi i kremrave mbrojtës mund të jetë gjithashtu shumë e dobishme.

Aplikimi i fashave qetësuese të ndjekura nga kortikosteroidet e përditshme dhe antibiotikët shpesh janë efektive për plagë të lokalizuara. Plagët e përgjithësuara të cilat janë përhapur në trup mund të kërkojnë antibiotikë që merren nga goja përveç trajtimeve të mësipërme.

Rastet e rezistencës që nuk arrijnë të kenë përmirësim me trajtimin aktual, kanë reaguar mirë me këto mënyra të tjera trajtimi:

-Kortikosteroidet oral, dapsone, takrolimus topik dhe terapi fotodinamike.

-Dermoabrasioni, trajtimi me lazer dhe kirurgjia e lëkurës mund të përdoren gjithashtu në raste të rënda.