MENU

Deklarata e fortë

Serbia pagoi 700 mln euro borxh të Kosovës? Daçiç me tone të forta

20.02.2019 - 11:32

Kryediplomati serb Ivica Daçiç ka dalë me një deklaratë të fortë për Kosovën.

Daçiç është shprehur se vetëm gjatë 20 viteve të fundit Serbia ka paguar 700 milionë euro borxh të Kosovës.

Gjithashtu Daçiç theksoi se kanë mbetur edhe 2 milionë euro borxh dhe kredi për t’u paguar.

Sipas tij, Serbia do të vazhdojë t’i paguajë këto para.

“Kur borxhi duhet të paguhet, atëherë ata janë pjesë e Serbisë. Kur ka prona për t’u grabitur atëherë ata janë një shtet i pavarur.

Ata po presin që ne të paguajmë këtë, që atëherë të thonë duke filluar nga nesër, Trepça është e jona. Ata thonë se janë një shtet i pavarur, por nuk duan të paguajnë borxhin e tyre“, është shprehur Daçiç.