MENU
klinika

Çështja në Prokurori

SHÇBA në alarm, mungojnë 2 pistoleta në ish-repartin ushtarak të Mulletit

22.02.2019 - 19:34

Mungesa e 2 pistoletave në Qendrën e Furnizimit të Materialeve Teknike, në ish-repartin 100 në Mullet ka ngritur në alarm Shërbimin për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat të cilët e kanë referuar çështjen në prokurori për të nisur hetimet.

Nga informacionet mësohet se në verën e vitit të kaluar, në muajt Qershor- Korrik ky repart iu nënshtrua një rikonstruksioni dhe gjithë pajisjet u inventarizuan.

Pas përfundimit të rikonstruksionit në këtë objekt u krye një audit për materialet e magazinuara dhe rezultoi se mungonte një kuti me 2 armë të tipit pistoletë.

mungesa-e-pistoletes-konica.al

Menjëherë është njoftuar SHÇBA e cila ka kryer kontroll dhe e ka referuar çështjen në prokurori për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.

Gjatë kontrollit është konstatuar se nuk janë shkelur rregullat e sigurisë së objektit dhe nuk ka pasur thyerje nga jashtë të vendit ku qëndronin të magazinuara armatimet, prandaj dyshimet bien për një inventarizim jo të saktë të armatimit nga ana e punonjësve.

Prokuroria e Tiranës ka thelluar hetimet dhe po kryen marrjen në pyetje të personelit si edhe rakordime të librave të shërbimmit.