MENU
klinika

Financial Times

Shërbimi sekret i vlerëson të menaxhueshme rreziqet për 5G-në

19.02.2019 - 15:52

Shërbimi sekret britanik për sigurinë kibernetike (NCSC) beson se është i mundur kufizimi i rreziqeve që lidhen me përdorimin e 5G të pajisjeve të gjigantit kineze në fushën e telekomunikacionit ”Huawei”, u raportua sot nga “Financial Times” (FT).

Ky vendim bie ndesh me përpjekjet e bëra nga SHBA-ja për të kundërshtuar zgjerimin e ”Huawei” në shtetet perëndimore, Uashingtoni shprehu shqetësimin e tij për lidhje të mundshme mes grupit dhe shërbimeve sekrete kineze.

”Huawei”, një nga furnizuesit kryesorë në botë i pajisjeve dhe shërbimeve të teknologjisë celulare, përgënjeshtron çdo formë bashkëpunimi për qëllime spiunazhi.

Sipas së përditshmes britanike, e cila i referohet dy personave të afërt me çështjen, NCSC-ja beson se ka disa mënyra për të menaxhuar rreziqet që ekspozohen nga ”Huawei” me vendosjen e teknologjisë 5G në Britaninë e Madhe.

Kompania kineze, 6 muaj kohë për të shitur rrjetin social

Kongresi amerikan miraton projektligjin që mund të ndalojë TikTok!

Përfshirë detaje kritike në lidhje me katastrofat e afërta

Një model i ri i AI do ndihmojë në parashikimin e motit

Nga harxhimi i baterisë së celularit te niveli rrezatimit dhe stresit

Arsyet pse duhet të fikni Wi-fi gjatë natës!