MENU
klinika

Programi

Shfaqjet në teatro këtë javë

04.02.2019 - 12:07

“Sherlok Holms dhe Langoi i Baskervillëve”

Në skenën e Teatrit Metropol do të mund të ndiqni shfaqjen “Sherlok Holms dhe Langoi i Baskervillëve” nga Ken Ludwig dhe me regji dhe përkthim të Shkëlzen Berishës.

7 -10 Shkurt 2019, ora 19:00, Teatri Metropol

“Si ngjyrat e ylberit”/ Cirku Kombëtar

Cirku Kombëtar ju fton të gjithëve të bëheni pjesë e shfaqjes “Si ngjyrat e ylberit”, me artistët e vegjël të studios së cirkut.

Çdo të shtunë dhe të diel, ora 11:00, Cirku Kombëtar

“Alessandra Pioselli – Arti në hapësirën urbane. Përvoja italiane nga 1968 deri më sot”/ Takim

Harabel Contemporary Art Platform në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës organizojnë një takim me Alessandra Pioselli, drejtoreshë e Akademisë së Arteve të Bukura G. Carrara në Bergamo. Në këtë takim Pioselli do të përpiqet të tregojë eksperiencën italiane të artit në hapësirën urbane nga 1965 deri në ditët e sotme nëpërmjet përvojave të spikatura, pozicioneve të ndryshme teorike dhe metodave të ndërhyrjes të përdoruar nga artistët në një kontekst të veçantë si ai i vendit tonë.
6 Shkurt 2019, ora 19:00, Qendra Harabel, Tiranë

“Princi dhe i varfëri” dhe “Faraoni”/ Teatër

Teatri Eksperimental nis sezonin e ri të shfaqjeve për fëmijë me dy premiera, “Princi dhe i varfëri” me regji të Françeska Hysit dhe “Faraoni” me regji të Ledian Gjeçit.

Çdo të shtunë dhe të diel, ora 10:30 dhe 11:30, Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”

“Perceptime: Burrneshat”/ Ekspozitë

Galeria Kombëtare e Kosovës dhe British Council, prezantojnë projektin më të ri, ekspozitën “Perceptimet: Burrneshat”, e cila vjen si rezultat i një bashkëpunimi dy vjeçar ndërmjet 5 kuratorëve dhe institucioneve nga 5 vende të Ballkanit Perëndimor.

25 Janar – 24 Shkurt 2019, Galeria Kombëtare e Kosovës

Titulli: “Tullumbaci i kuq”
Autor: Barry Kornhauser
Regjia: Roerd Toçe
Interpreton: Erdet Miraka

Premiera e fëmijëve “Tullumbaci i kuq” çel sezonin e ri artistik në Teatrin Metropol. E shkruar nga Barry Kornhauser, vepra vjen çdo fundjavë në skenë për spektatorin e vogël. Kjo shfaqje teatrale e cila flet për një burrë dhe një tullumbace të kuqe vjen në skenë jo nëpërmjet fjalës por nëpërmjet pantomimës, gjatë së cilës përcjell një sërë emocionesh te publiku. Personazhi i vetëm njerëzor në këtë shfaqje është Plaku, i cili nuk flet më, pasi nuk ka me kë të flas. Ngjarja zhvillohet në apartamentin minimalist dhe dëshpërues të Plakut në Paris. Ai mund të mos ketë harruar si të flasë, por ka harruar si të luajë. Jeta e tij është e qetë dhe e trishtë dhe ai e ka pranuar këtë mënyrë jetese. Trishtimi në hapat e tij të rëndë janë në kontrast të plotë me karakterin e tullumbaces, e cila është energjike, plot gjallëri, e shkujdesur dhe mjaft lozonjare. Të gjitha këto mjaftojnë për ta thyer ngurtësinë e Plakut. Kjo shfaqje flet për rizbulimin e ndjesisë së lojës dhe gëzimit.

“Gjithmonë kam menduar që Plaku të ishte ai Pascali, ai djali i vogël francez i filmit “Tullumbacja e kuqe”, tashmë i rritur dhe i plakur, që ka harruar aventurat e rinisë së tij dhe tullumbacja jonë pasardhësja e asaj origjinales e cila kthehet të shpëtojë djaloshin”, ka shkruar autori.
“Tullumbaci i Kuq” është një shfaqje e këndshme si për fëmijët por edhe për të rriturit” shkruan “Daily Planet”, ku vë në dukje ndërthurrje marionetash, situatash komike, situatash komike pa fjalë dhe pantomime Chaplineske të cilat sjellin një kombinim të shkëlqyer. Komunikimi arrihet nëpërmjet lëvizjes, shprehjes së fytyrës dhe trupit të gjuhës. Kjo është pikë e fortë se përveçse i kalon pengesat e gjuhës së folur kjo e bën dhe më të thjeshtë dhe për ta shijuar dhe ndjekur shfaqjen teksa fëmijët komentojnë veprimet me emocion.

TULLUMBACI I KUQ do të shfaqet në skenën e Teatrit Metropol çdo të shtunë dhe të dielë, ora 11:00.

Autor: Stefan Çapaliku
Regjia: Stefan Çapaliku
Aktorë: Ervin Bejleri, Ilirda Bejleri, Erjon Hinaj
As/Regjisor: Divini Gushta, Gerta Nikolli
Skenograf: Sadik Spahia
Koreograf: Gjergj Prevazi
Kompozitor: Agron Shala

Teatri Metropol sjell në skenë premierën “Një ëngjëll në katin e 11” me regji nga Stefan Çapaliku. Një komedi urbane, e cila i kalon kufijtë e postmodernes drejt asaj që thirret estetikë e artit bashkëkohor, duke kërkuar kështu edhe një gjuhë teatrore bashkëkohore.
Vepra e shkruar nga vetë Çapaliku do të ketë premierën në datën 15 shkurt, në të cilën interpreton një kast i përzgjedhur aktorësh si Ervin Bejleri, Ilirda Bejleri, Erjon Hinaj, me skenografinë e Sadik Spahisë, koreografi nga Gjergj Prevazi, muzikë nga Agron Shala dhe As. Regji nga Divini Gushta dhe Gerta Nikolli.

“Një ëngjëll në katin e 11” është një ndër 25 veprat e tij dramatike të Çapalikut, e cila shënon një ngjarje në estetikën e veprave të tij, duke I hapur shteg dramaturgjisë së mbështetur në ngjarjet e mëndjes.

Ngjarjet e shfaqjes zhvillohen në një stacion treni, gjatë natës. Askush në të përveç dy udhëtarëve të rastësishëm dhe më pas, si çdo njohje tjetër, edhe kjo, mediokre. Një apartament në katin e njëmbëdhjetë. Një çift po bën dashuri. Telefoni ndërpret flirtin e tyre: burri i saj do të arrijë nga çasti në çast.

Djali do t’ia mbathë, por ashensori është jashtë funksionit. Nëse merr shkallët, rrezikon të ndeshet me fytyrën e burrit. As nuk mund të hidhen nga dritarja. Pikërisht në çastin kur ai mendon se koha mbaron, ka një trokitje në derë. Në vend të burrit, shfaqet një dëshmitar i Jehovait duke mbajtur një Bibël në dorë. Atij po i merret fryma nga shkallët dhe nuk ndihet mirë. I riu dhe gruaja i japin atij ndihmën e parë. Dëshmitari i Jehovait, vjen në vete dhe fillon një fjalim patetik rreth familjes. Dhe si për të dashur t’i japë me të vertetë fund fjalimit të vet, ai vdes. Dashnorët e vendosin atë në shtratin e tyre dhe fillojnë të flasin për jetën e tyre. Ndërkaq, burri që pritet nuk vjen kurrë. Ai është thjesht një fiksim i mendjes së tyre të lodhur nga rutina e një marrëdhënie banale. Prapë një stacion treni natën. Askush në të përveç dy udhëtarëve të rastësishëm dhe më pas, siç do njohje tjetër, edhe kjo, mediokre.

Titulli: Don Kishoti
Autori: Miguel De Servantes
Regjia/ Kukullat: Klajd Ymeri
Interpretojnë: Klaudja Piroli, Ismail Shino, Xhulia Musagalliu, Kristo Bace, Armando Mehmeti, Aurora Qazimi
Mjeshtër kukulle: Bakie Baboçi
Skenografia: Klajd Ymeri
Kostumet: Afërdita Satka
Muzika: Kristi Popa
Ora 11:00
Datat e shfaqjes: 20, 21, 27, 28 Janar – 3, 4, 10, 11, 17, 18, 24, 25 Shkurt 2018.

“Don Kishoti” dhe aventurat e tij do të vijnë nëpërmjet kukullave në Teatrin Metropol. Vepra e njohur e Servantesit do të ringjitet në skenë në datën 20 Janar. “Don Kishoti” vihet për herë të parë në skenë nëpërmjet kukullave, një eksperiencë e re për teatrin, e sjellë nga regjisori Klajd Ymeri.
Sipas regjsorit, komedia me kukulla “Don Kishoti” është konceptuar jo si një teatër tradicional kukullash, por në pjesën më të madhe të shfaqjes ato komunikojnë si të ishin aktorë real. “Rrëfenjat janë ndërthurur në një bosht të vetëm në mardhënien midis dy personazheve kryesor, Don Kishotit dhe Sanços, në ndërthurje me të gjithë personazhet e tjerë në të pesë ngjarjet e kësaj komedie”, thotë Ymeri.
“Don Kishoti është një zotëri nga Spanja, I cili pasi kishte lexuar shumë libra mesjetare kalorsiake vendos të bëhet dhe ai një kalorës. Kështu merr shpatën dhe mburojën dhe del në kërkim të aventurave, bashkë me mikun e tij fshatar Sanco Pançon, të cilit i premton zotërime pa fund pas fitoreve të tyre. Ai lë çdo gjë nga jeta e tij në emër të të dashurës, Dulqinjës së Tobozos. Bashkë me Sancon kërkojnë aventura, por shumë herë ato i shkojnë për ters. Në fund të veprës, Don Kishoti vdes si pasojë e temperatures dhe rrëfyesi, të cilit Servantesi thotë se i ka dëgjuar historinë, del dhe thotë se pas vdekjes së Don Kishotit, nuk pati me asnjë kalorës.

Shfaqja do të jepet çdo të shtunë dhe të dielë, ora 11:00 në Teatrin Metropol.