MENU
klinika

Shuma

Kursimet e shqiptarëve në euro pësojnë rritje rekord

06.02.2019 - 10:05

Sipas disa të dhënave të publikuara nga Banka e Shqipërisë, vihet re se depozitat në euro në fund të 2018 kishin pësuar një rritje me 10% duke arritur në 4 miliardë euro.

Pra këtë vit depozitat në euro janë rritur me 370 milionë euro më shumë, duke shënuar kështu nivelin më të lartë të kursimeve të regjistruar në monedhën e përbashkët.

Në 2017, depozitat në euro u shtuan vetëm me 68 milionë euro.

Faktorët që ndikuan në rritjen e depozitave në euro gjatë 2018:

-Rritja erdhi nga depozitat pa afat të individëve
-Rritja erdhi nga kursimet e korporatave jo financiare

Të dhëna:

-77% e depozitave në euro zotërohen nga individët. Më të preferuarat janë ato me afat 1-vjeçar (35% e totalit të individëve)

-Në 2018, më të preferuara kanë qenë depozitat rrjedhës.

-Nga depozitat rrjedhëse është shënuar rritja më e madhe.

-Depozitat me afat 12 mujor, të pandryshuara.

Depozitat në valutë:

-Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë të publikuara në lekë, bëhet me dije se në fund të 2018, kursimet në monedhë të huaj arritën 53.9% të totalit.

-Kjo arritje ka shënuar nivelin më të lartë historik.

Depozitat në lekë:

-Për 2018 depozitat në lekë shënuan rënie me rreth 4% ose 17 miliardë lekë më pak.

Arsyet:

-Interesi i ulët i individëve për të mbajtur kursimet në banka me norma të ulëta interesi.
-Niveli i ulët i qarkullimit të lekut në ekonomi.