MENU
klinika

Deklarata

Shkarkimi i kreut të ARRSH/ Agron Shehaj zbulon ‘të vërtetën’

11.02.2019 - 19:21

Shkarkimi i kreut të ARRSH-së, Afrim Qendro bëri jo pak bujë pas skandalit në ‘Unazën e Madhe’, por deputeti demokrat Agron Shehaj nxjerr në pah ‘të vërtetën’ tjetër.

Përmes një postimi në “Facebook”, Shehaj shkruan se Afrim Qendro nuk është hequr nga puna por është bërë zëvendës drejtor i ARRSH dhe sipas tij, vazhdon të bëjë ligjin. Sipas deputetit, kjo është prova se hajduti i 18 milionë eurove të projektit të Unazës dhe 12 milionëve të OST-së është kryeministri Edi Rama.

Postimi i plotë i Shehajt:

Afrim Qendro nuk është hequr nga puna, thjesht ka ndryshuar titullin nga Drejtor neëZv. Drejtor të përgjithshëm të ARRSH-së ku ai vazhdon të bëjë ligjin.
Duhet të ishte në burg, por është shpërblyer me pushtet, edhe pse për fasadë ia ulën pak titullin. Mjafton ky fakt për të kuptuar që hajduti i vërtetë i 18 milionë eurove të projektit të Unazës (dhe 12 milionë të tjerave të OST-së) është Edi Rama.
Afrim Qendro e të tjerët ishin thjesht ndihmesa në krim. Ndaj Edi Rama nuk i lëshon dot menjëherë, por i mbron dhe i mbështet, sepse po mbron veten.” shkruan deputeti i PD.