MENU
klinika

Detajet

Shkarkimi i Stefan Çipës/ Emërohet drejtori i ri i Burgjeve (emri)

06.02.2019 - 10:06

Pas shkarkimit të Stefan Çipës, Agim Ismaili emërohet drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve. Ismaili ka qenë drejtor i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.

Ai ka përvojë policore dhe ka punuar për disa vite edhe në Drejtorinë e Policisë Elektrike.

Ismaili mori detyrën në krye të AKU-së në tetor të 2017, ku u prezantua nga vetë kryeministri Edi Rama.

Shkarkimi i Stefan Çipës si Drejtor i Burgjeve u bë publik sot. Ai qëndroi 5 muaj në këtë detyrë pasi zëvendësoi Arben Çukon, i cili u arrestua më pas në kuadër të operacionit “Vol-vo4”.

Më herët Burgjet janë drejtuar nga Artur Zoto, Arjan Hoxha, Arben Çuko deri sot me Stefan Çipën.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN