MENU
klinika

Shifrat

Shkelje të afatit të dorëzimit? DPT zbulon sa gjobiten tatimpaguesit

26.02.2019 - 13:14

Gjobat e vendosura nga Administrata Tatimore që lidhen me një detyrim tatimor të caktuar nuk mund të kalojnë 100% të detyrimit tatimor.

Personat e paregjistruar që ushtrojnë veprimtari tregtare gjobiten me 10 mijë lekë dhe 15 mijë lekë sipas kategorive. Ndërsa, sipas DPT-së, kur konstatohet se Organizata Jofitimprurëse nuk regjistrohen në organet tatimore, ato ndëshkohen me gjobë 10 mijë lekë.

Sa i takon mosdeklarimit të deklaratës tatimore brenda afatit të përcaktuar, tatimpaguesit gjobiten me 10 mijë lekë nëse është tatimpagues i Tatimit mbi Fitimin dhe me 5 mijë lekë gjobë për çdo tatimpagues tjetër. Gjoba vendoset vetëm një herë pavarësisht nga zgjatja e vonesës.

Sa i takon tatimpaguesve të cilët nuk shlyejnë në kohë këstet paraprake të tatimit mbi fitimin apo ato të tatimit të thjeshtuar mbi fitimi, gjoba ndaj tyre përcaktohet në masën 10% të shumës së këstit për t’u paguar.

Ndërkohë, për mosshlyerje të detyrimit tatimor ose e kontributit të sigurimeve shoqërore brenda afateve të përcaktuara nga Administrata Tatimore tatimpaguesit gjobiten me 0.06% të shumës së detyrimit të papaguar çdo ditë, gjatë së cilës pagesa nuk është kryer. DPT njofton se në asnjë rast, gjoba nuk llogaritet për një periudhë më të gjatë se 365 ditë kalendarike.

Ndërsa, në rastet kur tatimpaguesi bën një marrëveshje për pagimin me këste të detyrimit, gjoba për mospagimin në afat të detyrimit tatimor nuk vendoset deri në afatin që përcakton ligji për procedurat tatimore.

Analiza/ Në kërkim të klientëve të rinj

Plani i Rusisë për ‘të fituar’ tregjet e Azisë Qendrore

"Tirana ka nevojë për 8 mijë apartamente në vit"

“Kemi vetëm 20 objekte me mbi 12 kate”, Veliaj flet për ndërtimet

Një marrëveshje miliona dollarëshe me Libinë

Italia gjen zgjidhje për gazin!