MENU
klinika

Tjetër akuzë për përdhunim

Shkodër/ Efektivi i FNSH-së tenton të abuzojë me një studente

12.02.2019 - 18:22

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) ditën e sotme ka marrë në pyetje një nga efektivët e FNSH-së, i cili është denoncuar për tentativë përdhunimi.

Denoncimi u bë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili vetëm pak minuta më parë postoi mesazhin e një studenti që tregonte për një tentativë përdhunimi në fakultetin Juridik të Shkodrës.

Burime nga policia e Shkodrës bënë me dije se efektivi po jep deklaratën e tij për rastin, duke mohuar se ka tentuar të dhunojë apo abuzojë me studenten.

Sipas të njëjtave burime, efektivi i FNSH-së ka deklaruar se e pëlqente vajzën, studente e juridikut dhe ia ka shprehur këtë gjë. Por kur ajo e ka refuzuar e ka kapur për krahu dhe vajza është trembur për shkak të armës së shërbimit që mbante efektivit. Mësohet se bëhet fjalë për një punonjës policie të moshës rreth 25-26 vjeç.

Denoncuesi që dërgoi mesazhin tek ish-kryeministri Berisha shkruante se një punonjës policie, efektiv i FNSH-së i veshur civil ka ngacmuar vajzat e fakultetit juridik dhe njërën ka tentuar ta përdhunojë por është kapur në kohë nga studentët që e kanë mbyllur në banjë.

Berisha-fb-konica.al
GJKKO e dënoi me 1.6 vite burg për dëmin 234 milionë lekë

Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i PS

Fermeri nga Shkodra: S'ka nevojë që të dal në treg!

“Kam shitur 24 ton qepë vetëm përmes Facebook”

EMRAT/ Arrestohet 38-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Zbulohen sera me kanabis në Velipojë, mbi 37 mijë fidanë

Shumëllojshmëri të jashtëzakonshme peizazhesh

“Viajeros”: 14 vendet e mahnitshme në Shqipëri