MENU
klinika

Ngjarja në Shkodër

Kërcënonin dhe i merrnin para një femre, pranga 2 personave

05.02.2019 - 10:23

Dy burra janë vënë në pranga nga policia e Shkodrës pasi në periudha të ndryshme kanë kërcënuar duke i marrë para një femre.

Sipas të dhënave zyrtare, është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “Para të paligjshme”.

Strukturat e Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, duke përdorur metodat speciale të hetimit arrestuan shtetasit: E. I., 35 vjeç dhe G. Gj., 37 vjeçe, banues në Shkodër.

Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve u bë pasi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për një periudhë të gjatë dyshohet se i kanë marrë me anë të kanosjes dhe kërcënimit një shumë monetare një shtetaseje.

kolana e librave

Në momentin e arrestimit në flagrancë këtyre shtetasve u janë sekuestruar sasi lekësh, të dhëna si pasojë e kërcënimit dhe kanosjes së vazhdueshme.

Në përmbyllje të këtij operacioni policor nga tërësia e veprimeve të kryera, dy shtetasit e arrestuar, dyshohet se kanë konsumuar elementet e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë e kryer në bashkëpunim”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprime të mëtejshme.

"Do takohemi sa më shpejt të jetë e mundur"

Shkodra “bombë me sahat”, Yuri Kim bisedë me Voltana Ademin

Rrathët e verdhë dhe distancim

Edhe Kukësi vijëzon tregjet

Për qytetarët pranë çdo subjekti ushqimor

Puka vendos rrathët e verdhë orientues

Stafi i Urgjencës në Lezhë bën gjestin e madh

Shpërblimi mujor dhurohet për familjet në nevojë

6 raste të reja në 24 orë

Zgjerohet vatra e COVID 19 në Shkodër