MENU
klinika

Detajet

Shkodra në protestë: Po na detyroni të ikim

09.02.2019 - 11:51

Qytetarët e Shkodrës thonë se janë harruar nga qeveria dhe janë nënshtruar nga krimi i mbështetur nga Rilindja. Ata janë ngritur në protestë duke fajësuar direkt qeverinë e Edi Ramës, si shkaktare të nivelit gjithnjë në rritje të varfërisë e pasigurisë në kryeqendrën e veriut.

Të thirrur nga opozita, qytetarët e qarkut të Shkodrës, protestojnë nëpër rrugët e qytetit për të adresuar thirrjet dhe parullat e tyre para prefekturës. Protestuesit thonë se rritja e çmimeve, mungesa e punës e kanë bërë shumë më të vështirë jetesën në Shkodër, Malësi e Madhe dhe Pukë.

Në 6 vjet qeverisje, Rama bllokoi çdo investim për veriun e sidomos për kryeqendrën historike, Shkodrën, – deklarojnë protestuesit.

Kjo situatë, shoqëruar sipas tyre edhe me rritjen e frikshme të krimit e bandave kriminale, po i detyron të rinjtë të ikin në emigracion. “Dy rrugë ka për të rinjtë, ose të bëhen pjesë e bandave kriminale, ose të ikin në Gjermani”. Ishin këto thirrjet dhe parullat e qytetarëve protestues drejtuar qeverisë.

GJKKO e dënoi me 1.6 vite burg për dëmin 234 milionë lekë

Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i PS

Fermeri nga Shkodra: S'ka nevojë që të dal në treg!

“Kam shitur 24 ton qepë vetëm përmes Facebook”

EMRAT/ Arrestohet 38-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Zbulohen sera me kanabis në Velipojë, mbi 37 mijë fidanë

Shumëllojshmëri të jashtëzakonshme peizazhesh

“Viajeros”: 14 vendet e mahnitshme në Shqipëri

Aktiviteti i djalit të 62-vjeçares! Dëshmia e tij

Tritoli në Shkodër ishte paralajmërim! Pista e hetimit