MENU
klinika

Roli i tij në protestën e opozitës

Shoqërohet në polici ish-kreu i Policisë Bashkiake

16.02.2019 - 20:01

Pasditen e sotme është shoqëruar në polici pas një kontrolli në banesën e tij, ish-kreu i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha.

Mësohet se po bëhet verifikimi, për rolin e tij në protestën e sotme të opozitës, ku pas përplasjeve mes qytetarëve dhe policisë, mbetën të lënduar 19 persona, mes tyre protestues, efektive dhe gazetarë.

Hoxha është fotografuar nga shërbimet e policisë në protestë, ndërsa po ashtu të shoqëruar në polici pas protestës janë regjistruar edhe dhjetëra persona të tjerë.