MENU
klinika

Rrethohet zona

Shpërndahet protesta/ Grupi hetimor dokumenton provat

26.02.2019 - 20:41

Pas shpërndarjes së protestës së opozitës dhe largimit të protestuesve nga sheshi para Kuvendit në vendngjarje ka mbërritur në vendngjarje grupi hetimor që ka rrethuar zonën dhe po fotografon gjithçka ka mbetur pas protestës.

Prej orës 17:00 deri në 20:00 opozita protestoi para Parlamentit me thirrjet: Rama ik! Në fillimi pati djegie gomash para Parlamentit dhe protestuesit hodhën sende drejt protestuesve.

Situata u tensionua në momentin kur protestuesit tentuan të thyenin kordonin e parë të policisë për të hyrë në Kuvend.

Policia hodhi gaz lotsjellës dhe tymuese për të zbrapsur protestuesit.

Kryetari i PD-se Lulzim Basha, Monika Kryemadhi e LSI-se por dhe Idrizi i PDIU-se, apo Fatmir Mediu i PR-se mbajten fjalën para protestuesve duke bërë thirrje largimin e qeverisë Rama, krijimin e qeverisë teknike që do përgatisë zgjedhje të lira.

Disa herë u hodhën gaz lotsjellës, ndërsa Basha ne nje moment akuzoi Ramen se përdori sulmin kimik ndaj protesuesve.

Gjatë gjithë protestës forca te shumta policie mbajtën të rrethuar parlamentin, ku deputetë të maxhorancës votuan strukturën e KLP-se dhe KLGJ-së.