MENU
klinika

Shpërthim në Mal të Zi

VIDEO/ Vritet pjestari i grupit kriminal

04.02.2019 - 09:11

Detaje të reja janë zbardhur nga shpërthimi i fuqishëm në Mal të Zi. Shpërthimi i tritolit në Podgoricë rrezikoi edhe jetën e kalimtarëve.

Ndërkohë mësohet se në kryeqytet të Malit të Zi ka shpërthyer me tritol një makinë tip “Toyota”.

Si rezultat i shpërthimit ka mbetur i vdekur Nikola Çupiç, 35 vjeç.

Çupiç është anëtar i një grupi të njihur kriminal që vepron në Kotorr.

Mediat vendase raportojnë se pas shpërthimit me tritol ka pasur të shtëna me armë, që shkaktuan panik në qytet.

Gjithashtu mediat shkruajnë se në Mal të Zi janë identifikuar dy klane të fuqishme kriminale.

Klani nga Kotorri dhe klani nga Tivari janë në konflikt prej dekadash dhe përplasjet mes tyre kanë shkaktuar me dhjetëra viktima.