MENU
klinika

Të dhënat

Shqipëria me profil të cekët financiar, INSTAT nxjerr shifrat

08.02.2019 - 12:27

Përmes realizimit të një ankete, INSTAT ka nxjerrë disa të dhëna në lidhje me profilin financiar të Shqipërisë deri në fund të 2018.

Sipas të dhënave të INSTAT, Shqipëria ka një profil të ulët dhe akses të kufizuar në shërbimet bankare.

Të dhënat e anketës:

-Një (1) në tre (3) gra, pra (32%) kanë llogari bankare
-Katër (4) në dhjetë (10) meshkuj, pra (40%) kanë një llogari bankare në përdorim

-Tek të rinjtë dhe gratë, aksesi në llogari bankare është i rralle, vjen në rritje pas moshës 20 vjeç

Aksesi në llogari bankare sipas zonës:

-Në zonat rurale, 17% e të rriturve kanë llogari bankare nga 47% në qytet

Të dhënat sipas prefekturave:

-Dibër, aksesin më të lartë e kanë burrat. Femrat kanë akses shumë të ulët, vetëm 13%.

-Në Kukës dhe Elbasan burrat kanë akses më të ulët me vetën 17% e tyre.

Aksesi sipas statusit pasuror:

-Në mesin e grave me të ardhura të ulëta, aksesi shkon deri në 8%
-Në mesin e grave me të ardhura të larta, aksesi shkon në 63%

Përfshirja e grave sipas rezultateve të anketës:

-Pjesa më e madhe e grave kanë akses në vendimet që lidhen me shëndetin e tyre, blerjet e mëdha në familje, vizitat te të afërmit

-Pjesëmarrja e grave të martuara në vendimet kryesore rritet sipas moshës

-Gratë e martuara të cilat janë të punësuar dhe kanë një pagëmujore kanë më shumë gjasa të marrin pjesë në vendimet e mëdha në familje.

-Gati 90 për qind e grave të arsimuara me universitet janë pjesëmarrëse me te drejta të barabarta me burrin në vendimet e familjes.

-Përqindja e grave me arsim fillor është më e ulët./ E.S