MENU
klinika

A luftonin krahë familjes?

Si dallohen burrneshat nga gratë e tjera?

02.02.2019 - 10:07

Në përfytyrimet mitologjike të shqiptarëve, vajzat dhe gratë që luftonin përkrah babait, bashkëshortit dhe vëllezërve, ose që i zëvendësonin ata në sfida të tilla të vështira për jetë a vdekje, paraqiten me lëkurë të bardhë, gati të tejdukshme.

Një ndryshim i tillë magjepsës i lëkurës i dallonte ato nga burrat luftëtarë. Në baladën “vajzat kreshnike” përshkruhet një episod mjaft interesant:

“Vajza pa vëlla detyrohet të shkojë në dyluftim në vend të babait shumë të moshuar. Sipas porosive të të atit, me qëllim që të ishte pranë sheshdyluftimit, ajo duhej të qendronte si mikeshë te i fejuari natën para dyluftimit.

I fejuari, i cili nuk e njihte të fejuarën e tij të veshur si djalë dhe në rolin e trimit që niset për dyluftim, e përshkruan i magjepsur, krejt i habitur bardhësinë e veçantë, rrëzëllitëse të lëkurës së saj:

Sa fort si asht ngushtue,
Paj te nana, tha, ai paska shkue,
Ka qitë nans’ Alija e i paska thanë:
Betë në Zotin, mori nanë,
Mysafiri qi ka ardh,
Paj per seri ma ka ikurn’ e bardhë,
Ka e pin kafen n’fyt ua kam pa,
Shoqi i tij kurrë ndër ne nuk ka ra.
Shka i ka thanë nana e shkretë”
N’mos bre femën, bir, do t’jetë?

Lëkura e bardhë, gati transparente e vajzave dhe grave të sheshbetejave e të dyluftimeve reflektonte simbolikisht edhe pastërtinë e shpirtit të tyre, fismërinë altruiste për të ndihmuar të tjerët deri në vetësakrifikim.