MENU
klinika

Genc Prelvukaj-Eni Koçi

Si nisi historia e dashurisë… e marrëdhënia me prindërit

17.02.2019 - 09:33

Janë prej dy vitesh nga çiftet shqiptare të showbizit më të komentuar, ndërsa vetëm pak kohë më parë e kanë pranuar publikisht lidhjen e tyre, por tashmë ata kanë vendosur edhe unazat e nuk “fshihen” më.

E kemi fjalën për Genc Prelvukajn dhe Eni Koçi, të cilët ishin të ftuar në “Xing me Ermalin”, ku rrëfyen nga njohja e tyre, deri te marrëdhënia e Gencit me prindërit e Enit për të cilën është folur se nuk janë të mira.

“Jemi njohur si artistë në distancë. Unë e kam ndjekur punën e Enit, Eni e ka ndjekur punën time. Pastaj u njohëm në një koncert në Amerikë. Kemi pasur disa koncerte të suksesshme atje. Pastaj vazhduam të komunikojmë. Ky ishte fillimi i njohjes”, tregoi Genci.

Raporti me prindërit e Enit – “Kam një raport shumë të mirë me familjen e Enit. Edhe me Gretën kam një raport fantastik, kemi mirëkuptim, nuk kemi as përplasje idesh. As me Gretën, as me prindërit e Enit. Një raport shumë të mirë me të gjithë familjen”, u shpreh Genci.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN