MENU
klinika

Nga Project Syndicate

Si të shmanget lufta në Venezuelë?

26.02.2019 - 17:30

Kur Shtetet e Bashkuara zgjodhën të njohin Juan Guaidó-n si presidentin e Venezuelës, së bashku me një grup të vendeve të Amerikës Latine dhe ndalimin e tregtisë së naftës me qeverinë e Maduro, ata mendonin se presioni do të ishte i mjaftueshëm për të rrëzuar regjimin së shpejti. Po tani?

Një muaj pasi Juan Guaido, kryetari i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, e shpalli veten president të parakohshëm, post të cilin e mban Nicolás Maduro, kriza politike e vendit ende vazhdon.

Tensionet janë përshkallëzuar deri në atë pikë saqë një luftë e plotë civile, një skenar i pamundur vetëm pak javë më pare, po bëhet gjithnjë e më e mundur.

Të paktën katër vetë vdiqën dhe qindra u plagosën në përleshjet në kufijtë e Venezuelës gjatë fundjavës së kaluar, pasi forcat qeveritare hapën zjarr në një përpjekje të opozitës për të penguar ndihmat të hynin në vend.

Regjimi Maduro është autoritar dhe i gatshëm për të vrarë civilët për të ruajtur pushtetin. Prandaj, çështja është komplekse: çfarë duhet të bëjmë për të ndihmuar në largimin e Venezuelës nga lufta civile dhe drejt një të ardhme paqësore dhe demokratike?

Kur Shtetet e Bashkuara zgjodhën të njohin Guaidó-n si presidentin e Venezuelës, së bashku me një grup të vendeve të Amerikës Latine dhe ndalimin e tregtisë së naftës me qeverinë e Maduro, menduan se presioni do të ishte i mjaftueshëm për të rrëzuar regjimin. Si një ish-zyrtar i lartë i SHBA i tha Wall Street Journal, “ata mendonin se ishte një operacion 24-orësh”.

Foto e marrë nga Upi

Në vitin 2011, Presidenti Barak Obama dhe Sekretarja e Shtetit Hillari Klinton njoftuan se Presidenti sirian Bashar al-Asad duhet të “largohet”. Në vitin 2003, George W. Bush e deklaroi “Misionin të Përfunduar” pak pas pushtimit të Irakut nga SHBA. Të gjitha këto raste reflektojnë arrogancën e një superfuqie.

Provokimi i SHBA mund të krijojë një përçarje midis komandantëve ushtarakë dhe oficerëve më të rinj, por kjo do të shtonte mundësitë për një luftë civile të përgjakshme.

Të ballafaquar me mundësinë që ndryshimi i regjimit nuk do të rrëzohet shpejt, administrata Trump dhe opozita e Venezuelës kanë filluar të marrin seriozisht veprimet ushtarake.

Ndërhyrjet ushtarake amerikane nuk nisen vetëm nga interesat ekonomike dhe afariste.  Mbrojtësit e ndërhyrjes ushtarake amerikane zakonisht citojnë rastet e Panamasë dhe Grenadës si precedentë për ndryshimin e shpejtë të regjimit të udhëhequr nga SHBA.

Megjithatë, përkundër këtyre dy vendeve, Venezuela ka një ushtri të armatosur mirë me më shumë se 100,000 ushtarë. Natyrisht, SHBA mund të mposhtin ushtrinë venezueliane, por duhet të kërkojë se përpjekjet për të përmbysur regjime të tilla shpesh përfundojnë në katastrofa.

Duke ndërprerë tregtinë e naftës së Venezuelës me SHBA dhe duke kërcënuar të sanksionojë firmat jo-amerikane që bëjnë biznes me kompaninë shtetërore të naftës në Venezuelë, administrata Trump ka krijuar një nga regjimet më ndëshkuese të sanksioneve ekonomike në historinë e kohëve të fundit. Por, në vend që të provokojë një grusht shteti, izolimi ekonomik i një vendi që ushqehet me të ardhurat nga eksporti i naftës, mund të sjellë uri pa masë.

Venezuela ka nevojë për ndërmjetësim që çon në zgjedhje të reja, e jo në luftë. Ajo gjithashtu ka nevojë për një periudhë urgjente dhe të përkohshme të armëpushimit politik në 2019 për t’i dhënë fund hiperinflacionit shkatërrues, rivendosjen e flukseve të produkteve ushqimore dhe ilaçeve dhe rindërtimin e institucioneve zgjedhore për zgjedhje paqësore në vitin 2020.

Trump dhe liderë të tjerë të SHBA thonë se ka kaluar koha për negociata. Ata besojnë se një luftë e shkurtër dhe e shpejtë nëse është e nevojshme. Udhëheqësit botërorë, dhe ata në vendet e Amerikës Latine, para së gjithash, duhet të hapin sytë ndaj rreziqeve të një lufte shkatërruese, e cila mund të zgjasë me vite të tëra.

Jeffrey D. Sachs, Profesor i Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe Profesor i Politikës dhe Menaxhimit të Shëndetit në Universitetin e Kolumbias, është Drejtor i Qendrës së Columbia për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe të Rrjetit të Zgjidhjeve për Zhvillim të Qëndrueshëm të OKB-së. Librat e tij përfshijnë: “Fundi i Varfërisë”, “Pasuria e Përbashkët”, “Epoka e Zhvillimit të Qëndrueshëm”, “Ndërtimi i Ekonomisë së Re Amerikane”, etj.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Apo kriza do të marrë fund?

Luftë së shpejti në Venezuelë?