MENU
klinika

Mënyrat si u largua nga Maqedonia

Si u arratis?/ Flet Gruevski: Maqedoninë e presin probleme…

18.02.2019 - 09:37

Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikola Gruevski ka folur për herë të parë.

Në një intervistë për median serbe TV Pink Gruevski ka treguar edhe mënyrën se si ka arritur të arratiset nga Maqedonia e të kërkojë azil në Hungari.

Gruevski tregoi se arriti në Budapest nga Tirana përmes Malit të Zi dhe Serbisë.

Gjithashtu ish-lideri maqedona theksoi se ka një letërnjoftim për të huajt dhe pasaportat që marrin azilkërkuesit.

“Siç dihet, transportet u varën nga diplomatët hungarezë. Kur mbërrita në ambasadën në Tiranë, kërkova azil politik për shkak të problemeve politike.

Pas një periudhe të caktuar unë u pranova në ambasadë, ku më njoftuan se do të më siguronin një transport deri te kufiri hungarez, ku autoritetet hungareze të imigracionit do të vendosnin nëse do të më jepnin azil apo jo.

Kam marrë azil politik për shkak të problemeve politike.

Jam njeri i lirë në këtë vend”, u shpreh Gruevski.

Gruevski gjithashtu theksoi se Maqedoninë e Veriut sipas tij e presin probleme serioze politike, duke pasur parasysh votimin për ndryshiminn e Kushtetutës në Parlament.