Arbëreshët e Italisë, tashmë mjaft të njohur jo vetëm për historinë e tyre por edhe për faktin se si e kanë përçuar këtë të fundit së bashku me kulturën.
Një nga elementët me anë të së cilës dallohen më së miri mbetet veshja e tyre me detajet, e ruajtura.
Në një farë mënyre, veshjet janë treguesi më i mirë i identitetit, si qëllim i ruajtjes dhe jo vetëm, madje dhe i afirmimit të origjinës së tyre.
Qëndisja ndër cohërat shumëngjyrëshe karakteristike, është njëlloj si një qepje e historisë mbi të.
Një trashëgimi, e cila ndoshta po riaktualizon të shkuarën e tyre.
-Shkoka fiocco
Çdo detaj, nisur që nga ngjyrat, llojet e rruazave, perlave, dantellat, pëlhurat e ndryshme, dhe mënyra e qepjes, tregonte një lloj pozicioni në shoqëri, statusin e tyre, pa përjashtuar gjininë, moshën apo edhe përkatësinë fetare.
Ndoshta mund ta konsiderojmë dhe si një element me funksion komunikimi.
Mësohet se dikur me anë të veshjes së arbëreshëve, mund të mësoje nëse bëhej fjalë për një martesë, apo dhe hidhërim, statusin e femrës, etj.
-Vëthë të realizuar të gjithë me punim dore, e punuar në flori me perla dhe rruaza të vogla me anë të teknikave siçiliane.
-Brezi cinto
Kostumet tradicionale të grave, kanë një moment të tyrin kur dalin më shumë në pah në ditët e sotme, gjatë ceremonive të festës së Pashkëve.
Pas meshës të së dielës, gratë me kostumet tradicionale realizojnë edhe një paradë, duke parakaluar dhe përgjatë sheshit kryesor në vend.
Çdo veshje ka veçantinë e saj: ka rrip, harqe, vello, kapele, të gjitha të bëra me materiale me cilësi të lartë dhe punë artizanale. Ngjyra më e zakonshme është e kuqja, e ndjekur nga jeshilja dhe vjollca.
-Pashkë 2017
Veshjet tradicionale, të përdorura fillimisht si një veshje e përditshme ose për dasma, sot vishen si një shenjë e vërtetë e dallimit, prestigjit, krenarisë dhe përkatësisë.
Njëlloj arbëreshët, njihen dhe për bizhuteritë e tyre mjaft të veçanta.
-Rruazat e quajtura ‘Rosario’