MENU
klinika

Probleme me pasurinë

S’kalon ‘sitën’ e Vetting-ut, shkarkohet prokurori Artan Bajrami

14.02.2019 - 09:45

Prokurori i Krimeve të Rënda, Artan Bajrami nuk ka mundur të kalojë Vetting-un.

Ditën e sotme, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur shkarkimin nga detyra të tij.

Kujtojmë që Bajrami është drejtues i Prokurorisë së Apelit për Krimet e Rënda prej 15 vitesh.

Vlerësimi i tij nga KPK është bërë në bazë të tre shtyllave si analiza e pasurisë, kontrolli i figurës dhe vlerësimi i aftësive profesionale.

Përsa i përket pasurisë së Bajramit është bërë me dije nga ILDKP se prokurori zotëron një apartament 120m², i blerë 6.5 mln lekë në vitin 2000 dhe apartament në Golem në Kavajës i blerë me kredi.

Lidhur me këtë KPK ka kryer hetim më të thelluar dhe burim krijimi është deklaruar marrja e huasë në vlerën prej 5 milion ketë dhe shitja e shtëpisë ne Gramsh ne vlerën e 4000 mije dollarëve.

Prokurori tha se këtë shumë e ka paguar baxhanaku i tij, por se përmend ne deklaratë. Shuma konfirmohet edhe nga baxhanku, ndërsa sipas KPK ky shtetas ka shlyer dhe detyrime te tjera për subjektin dhe persona të tjerë të lidhur me të.

Në fund sipas KPK, prokurori ka pasaktësi në deklarimin e pagesës për blerjen e një apartamenti.