MENU
klinika

Dëshmia

Skandali/ Polici dëshmon: Video është e imja, por…

12.02.2019 - 14:57

Berhan Bajrakurti, protagonisti i videos skandaloze me 15-vjeçaren, pas arrestimit është marrë në pyetje në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

53-vjeçari që u arrestua vetëm një orë pas publikimit të një videoje në mediat online, mësohet se ka mbajtur qëndrim mohues ndaj akuzave të ngritura nga nëna e vajzës 15-vjeçare.

Zyrtarë të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat nga Tirana kanë marrë në pyetje për më shumë se 1 orë efektivin, ku ndër të tjera ka theksuar se nuk është e vërtetë që ka ngacmuar seksualisht vajzën minorene.

Ai ka pranuar se ajo qe eshte shperndare ne media, eshte nje video e tij, por nuk ka lidhje me asnje te mitur e as me akuzat qe jane bere nga nena e 15-vjecares, qe pretendon se e ka kanosur e shtantazhuar.