MENU
klinika

Kultura popullore

‘Sofra Tiranase’ së shpejti në spektakël madhështor

04.02.2019 - 10:17

Tirana do të ketë një eveniment të dashur dhe të mirëpritur për gjithë artadashësit, por sidomos atyre që janë brymosur në kulturën e qytetit të Tiranës. ‘Sofra Tiranase’ do të organizohet sivjet tek Pallatin e Kongreseve më 11 shkurt. Një spektakël që ngre peshë artadashësit dhe që mirëpritet për çdo vit.

Moderatore e këtij eventi kaq popullor dhe të dashur për artdashësit e Tiranës do të jetë Gerta Heta. Organizatorët kanë parashikuar shumë supriza që i presin në datën 11 shkurt.

Ndër këngëtarët e mirënjohur që do të performojnë në këtë skepktakël janë Reshit Boka, Era Rusi apo Valbona Mema me këngët e saj karakteristike.

Ky është një spektakël që nxjerr në pah vlera spikatëse në lëmin e traditës dhe kulturës popullore dhe shumë i dashur për publikun. Kryetari i shoqatës ‘Tirana’ Arben Tafaj shprehet se ky event do të sjellë sivjet këngëtarë të rinj që do të performojnë dhe do të gërshetojnë këngë të bukura për këtë koncert.

Tradita 20 vjeçare e këngës dhe e valleve të Shqipërisë së Mesme vazhdon të shpaloset në një spektakël të paharueshëm.

Gjatë edicioneve të kaluara ky spektakël ka sjellë gjithmonë këngëtarë të mirënjohur që kanë krijuar një frymë argëtimi të lartë për publikun.

Të tillë këngëtarë si Merita Halili, Pajtim Struga, Manjola Nallbani, Ilir Tafaj etj., i kanë dhënë gjallëri këtij lloj spektakli që ngre lart vlerat dhe traditën popullore të qytetit të Tiranës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN