MENU
klinika

Nga Ardit Konomi

“Studimet ‘amatoreske’ për ndërtimin e TAP dhe disa të vërteta mbi të”

11.02.2019 - 20:12

Ju lutem kini durimin të më lexoni dy fjalë sepse besoj se është çështje shumë e rëndësishme dhe ka nevojë për një qëndrim korrekt. Shpërndajeni gjithashtu nëse e shihni me vend, sepse ka nevojë të detoksikohet opinioni.

Ka disa dite qe po has neper portale dhe televizione lokale, opinione te ngritura kuturu, ne lidhje me projektin e termocentralit me gaz qe do te ndertohet ne afersi te Korçës.

Po e them troc, se me shqetesim konstatoj qe opinionet, skenaret dhe ‘studimet’ qe paraqiten neper to, jane teresisht amatoreske dhe te genjeshterta. Kam uruar te jene te tilla nga padituria dhe mungesa e informacionit dhe jo nga keqdashja, por nuk me rezulton keshtu. Duke pare nga ana tjeter se kjo ka filluar te shqetesoje njerez dhe duke menduar qe ne fund te fundit i’u duhet dhene nje pergjigje, them se sa me shkurt te mundem, duhet t’ju them ketu disa te verteta.

gazesjellesi-tap-konica.al

Une e kam ndjekur hap pas hapi kete projekt.

Jam prezantuar me iniciativen, ne fund te vitit 2015, gjate nje takimi nderkombetar mbi energjine ku eshte diskutuar domosdoshmeria qe vendi te instalonte nje sistem te qendrueshem energjitik, bazuar tek resursi me i madh i tille, gazi natyror qe vjen nepermjet TAP.

Nje sistem i tille me cikel koogjenerativ ishte sugjeruar fillimisht te vendosej ne zonen fushore te Shqiperise, duke perfituar keshtu nga disa faktore favorizues te atjeshem.

Ne po te njejten periudhe, prane Institucionit te Prefektit te Qarkut Korce, ka qene ngritur nje grup pune per studimin e alternativave energjitike, kryesisht per ngrohjen e qytetit te Korces dhe per te trajtuar problematikat therrese qe lidhen me kete, duke filluar nga ndotja alarmante gjate gjysmes se vitit, tek shterrimi thuajse i plote i rezervave drusore per ngrohje dhe gjendja e renduar mjedisore per shkak te saj.

Ne kete kuader dhe ne ate perpjekje e siper, kam kerkuar asokohe te marr kontakte me kompanine austriake qe kishte shprehur interes per projektin ne fjale, dhe i’u kam kerkuar te marrin ne konsiderate opsionin e vendosjes se impiantit ne Korce. Nje numer parametrash, si afersia me TAP, aksesi tek uji i perdorshem per procesin e ftohjes dhe mundesia e lidhjes se linjes te transmetimit me nje nenstacion elektrik qe te mund te pranonte ate kapacitet, mbeteshin te pandryshuara. Veshtiresia qendronte tek nje faktor i vetem, i cili kishte te bente me nje humbje te rendimentit ne prodhimin e energjise e detyruar nga ndryshimi i trysnise atmosferike per shkak te rritjes se lartesise mbi nivelin e detit.

Megjithate, me insistimin tone dhe ndihmen e lobimin e faktoreve me peshe, midis te cileve edhe disa institucione prestigjioze nderkombetare, u arrit marreveshja qe Korca te ishte vendvendosja perfundimtare e impiantit. Propozimi i pare ishte qe impianti te ndertohej ne afersi te Zemblakut dhe ne kete menyre projekti shkurtonte ndjeshem kostot qe lidheshin me ndertimin e linjes se transmetimit, nderkohe qe qendronte ne afersi te tubacionit te gazit dhe lumit te Devollit per marrjen e ujit.

gazesjellesi-tap-konica.al

Megjithe keto faktore shume te favorshem per investimin, kam insistuar atehere qe te konsiderohej nje vendosje tjeter me afer Korces, ne menyre qe te perfitonim ngrohjen e qytetit dhe mundesine per te krijuar industri dhe ekonomi rreth tij. Pas diskutimesh variantesh te ndryshme, u ra dakord qe projekti te zhvendosej edhe njehere, kete radhe ne krah te impiantit te ujerave te perdorura te qytetit, ne nje distance prej afer 1km nga skaji verior i qytetit. Distanca e atjeshme nga zona e banuar, nga njera ane mundesonte ndertimin e rrjetit te avullit dhe/ose gazit dhe ujit sanitar, dhe nga ana tjeter siguronte marrjen e ujit nga impianti i ujerave te perdorura per t’u ricikluar dhe perdorur me pas per ngrohjen, si edhe afersine me stacionin e lidhjes me gazsjellesin. Projekti i sotem perfundimtar, qendron ne kete vendndodhje dhe perdor keto burime per funksionimin e tij.

Ne perfitojme shume ne kete mes.

Perfitojme nje investim prej afer 400 milione Euro, i cili hap qindra mundesi pune dhe krijon nje ekspertize te re dhe unike per Korcen dhe per vendin.

Perfitojme nje peshe strategjike te rende ne rajon.

Perfitojme mundesine unike per te pasur akses tek gazi natyror sepse pa kete projekt, Korca e ka teorikisht dhe praktikisht te pamundur te marre gaz, duke qene se ne rastin me te mire, konsumi i perllogaritur i qytetit eshte afer pese here me poshte se kufiri me i ulet i lejuar per te nxjerre gaz nga rrjeti i TAP sipas marreveshjeve dhe percaktimeve respektive.

Perfitojme furnizimin e konsumatoreve qofte private ashtu edhe publike, me uje sanitar me kosto te ulet gjate gjithe vitit.

Perfitojme ngrohjen e qytetit sipas parakushtit te vendosur ketij projekti (dhe arsyes primare te vendosjes afer Korces) qe ne periudhen e negociimit me te dhe sipas percaktimit te dhene edhe ne statusin strategjik te mare prej tij. Kjo do te behet sipas skemes me fizibilitet me te larte te cilen do ta sugjeroje studimi qe eshte duke u kryer ne lidhje me kete.

Perfitojme ngritjen e nje ndermarrjeje te re publike (mbase me te njejtin format si UKKO) per shperndarjen e avullit dhe ujit sanitar.

Potencialisht perfitojme industrializimin e Korces. Brenda parametrave te paracaktuar dhe ndarjes se tyre sipas ciklit koogjenerativ, projekti mund te furnizoje deri ne 50ha sera bujqesore me ngrohje dhe CO2 me kosto shume te ulet dhe fizibilitet te larte duke qene se te dyja trajtohen si mbetje teknologjike. Pertej kesaj, ngritja e linjave dhe fabrikave te perpunimit te produkteve te ketyre serave, industrializimi i gjithe ciklit te prodhimit dhe ngritja e nje qendre te madhe kerkimi shkencor bujqesor qe mund te bashkeveproje me Fakultetin Bujqesor te Universitetit Fan Noli, jane mundesi unike qe pasojne.

Qe tani kane filluar te vijne prane projektit, shprehje interesi nga kompani te specializuara per kapjen dhe ambalazhimin (inbotilimin) e CO2 per gazra teknike dhe mjekesore.

gazesjellesi-tap-konica.al

Ka me dhjetra mundesi te tjera te medha dhe te vogla por ketu nuk dua te zgjatem shume me to. Thelbi eshte qe ky projekt eshte gjeneratori ekonomik i Korces dhe mundesia e perkryer per ta bere kete vend, nje qender industriale dhe bujqesore te zhvilluar, duke lehtesuar njekohesisht gjithe aktivitetet e sotme dhe sherbimet publike te qytetit.

Eshte nje mundesi per te cilen duhet te luftojme per te mos e humbur. Nuk puqen rastesisht kaq shume faktore njeheresh e ne te njejtin vend, dhe jo ne Shqiperi, por askund ne bote nuk rrine ne radhe projekte dhe investime nga gjysem miliardi Euro duke u lutur per ti mbeshtetur.

Cila eshte kostoja per te gjitha keto? A ka ndotje?

Pergjigjen mund ta mare kushdo, ne studimin e Vleresimit te Ndikimit ne Mjedis te projektit, tashme te publikuar edhe online. Pergjigjen mund ta gjesh edhe tek eksperienca europiane e testuar dhe e stertestuar ne gjithe keto vite, ndonese i referohet nje teknologjie me te vjeter se ajo qe do instalohet ne Korce. Pergjigjen mund ta gjesh tek te gjitha qytetet dhe megaqytetet te cilat strehojne dhe mbeshteten ne teknologji te tille. Pergjigjen mund ta gjesh ne Vienen nga e cila vjen ky projekt dhe e cila ndonese ka pese (5) impiante te tilla brenda dhe ne periferi te saj, per te disatin vit radhazi shpallet qyteti me i paster ne bote.

A ka zhurme?

Kam degjuar sot ne nje panel te organizuar ne nje TV lokal, nje teori qe punonjesit brenda do te jene me kufje ne vesh!!!! Pikepyejta e opinionistit qe e ‘zbuloi’ kete, lidhej me cfare do te ndodhe me te tjeret qe do banojne rrotull?!

A ka ndotje elektromagnetike nga linja e transmetimit?

Teoria tjeter qe e degjova po sot dhe po atje, thoshte qe ne nje korridor me gjeresi 500m rreth linjes se transmetimit, do te rriten vetem barera te keqija dhe jo produkte te kultivuara bujqesore. S’po e komentoj me tej!

gazesjellesi-tap-konica.al

Nuk po merrem me cmendurite e tjera qe kam degjuar keto dite; teorine qe do cmontohen TEC-et me qymyr te Greqise dhe do na i sjellin qe te punojne me gaz ne Korce qe te na mbeshtese Greqia per t’u anetaresuar ne BE, apo ate historine qe eshte teknologji ruse qe montohet ne Europe, e ku di une sa e sa cudira te tjera.

Vetem ju lutem te gjitheve ju qe keni mendje dhe gjykim te kthjellet, – mos u merrni me brockulla individesh qe nuk e dine qe mbahet pergjegjesi per cfare nxjerr nga goja apo cfare hedh ne leter.

Ju lutem referojuni fakteve, historise, pervojes europiane dhe boterore, referojuni shkences, studimeve me firme e vule ekspertesh, konventave nderkombetare, te dhenave te OBSh e cfare te doni ju, vetem mos u merrni me gjithfare gjithologesh qe duan te bejne protagonistin dhe sillen sikur kane zbuluar rroten.

gazesjellesi-tap-konica.al

Mos bejme sic kemi bere, qe i’u veme ne fillim shkelmin puneve dhe mundesive dhe pastaj analizojme nese beme mire apo keq.

Mos perseritim historirat tona te zakonshme neper te cilat fundosim veten duke u munduar ti japim mend tere botes.