MENU
klinika

Subjektet pasive e fermerët aktivë

DPT apel tatimpaguesve: Kujdes me…

18.02.2019 - 13:26

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka njoftuar se çdo ditë publikon në faqen e saj zyrtare listën e përditësuar të subjekteve pasive, si dhe të fermerëve aktivë.

Lista e subjekteve pasive publikohet me qëllim që palët e treta, të vihen në dijeni për të mos kryer transaksione shitje/ blerje me subjekte të cilët janë pjesë e regjistrit pasiv. Arsyeja është pasi bazuar në ndryshimet e fundit të Paketës fiskale 2019, konsiderohet shkelje administrative çdo transaksion i kryer me subjekte me statusin pasiv.

Në nenin 44, pika 7, të ligjit nr.9920 datë 19.05.2008 “Për procedurat tatimore”, i ndryshuar : “Çdo transaksion i kryer nga tatimpaguesit, persona fizikë apo juridikë, tregtarë, që janë në regjistrin pasiv, konsiderohet shkelje administrative dhe dënohet si më poshtë: për shitësin, i cili është në regjistrin pasiv, bëhet vlerësim tatimor dhe dënim, në përputhje me nenin 116 të këtij ligji ndërsa për blerësin, vlerësim tatimor për mosnjohjen e TVSH-së së zbritshme dhe të shpenzimit.

Gjithashtu konsiderohet shkelje administrative çdo transaksion i kryer nga tatimpaguesit aktivë, persona fizikë apo juridikë tregtarë, me tatimpaguesit që janë në regjistrin pasiv, dhe dënohet si më poshtë: shitësi aktiv, në përputhje me pikën 2, të nenit 128, të këtij ligji. Ky dënim nuk aplikohet në rastet kur, për arsye teknike, lista e tatimpaguesve në regjistrin pasiv nuk është përditësuar nga administrata tatimore dhe blerësi në regjistrin pasiv, me vlerësim tatimor të detyrimit dhe dënim, në përputhje me nenin 116 të këtij ligji”.

konica ekonomiakonica ekonomia mobile

Lista e subjekteve pasive gjendet duke klikuar linkun: https://bit.ly/2ziZyI6

Ndërsa, lista e fermerëve aktive gjendet duke klikuar linkun: https://bit.ly/2L3No7C

Lista publikohet me qëllim për t’iu ardhur në ndihmë grumbulluesve të produkteve bujqësore dhe blegtorale, pasi nuk lejohet që të lëshohen fatura tatimore për fermerët që nuk janë aktivë.

DPT ka vënë në dispozicion për çdo paqartësi apo informacion numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02 nga e hëna në të enjte ora 08:30-18:00 dhe të premten ora 08:30-16:00, si dhe nëpërmjet shërbimit Live Chat në faqen zyrtare www.tatime.gov.al.a