MENU
klinika

Detajet

Surprizon moti sot, si pritet të jetë gjatë ditës?

11.02.2019 - 08:27

Moti duket se ka rezervuar surpriza për ditën e sotme.

Pjesa e parë e ditës do jetë me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme.

Pasditja sjell shtim të vranësirave fillimisht në rajonin verior dhe atë qendror.

Gjatë mbrëmjes dhe natës i gjithë territori i Shqipërisë do të përfshihet nga vranësira dhe reshje shiu e bore.

Sipas Meteoalb era do të fryjë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 4 ballë.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në të dy vlerat duke u luhatur nga 1 gradë deri në 17 gradë.