MENU
klinika

Deklarata

Takimi në Pukë/ Bushati: Tu krijojmë mundësi të rinjve

19.02.2019 - 17:23

Në kuadër të takimit “Bashkia që Duam”, i deleguari i qarkut Shkodër, Ditmir Bushati e vuri theksin tek nevoja për më shumë investime dhe zhvillim për veriun e Shqipërisë.

Bushati nënvizoi se duhet tu jepet më shumë përparësi të rinjve që të japin kontributin e tyre për zhvillimin e zonës.

“Ky nuk është një debat thjeshtë estetik sesi të përmirësohet jeta në Pukë dhe në Fushë Arrëz por edhe sesi ti jepet një zhvillim edhe më i madh zonës duke pasur parasysh resurset që ka zona dhe mundësitë që përmes projekteve zhvillimore ne të kemi më shumë vizitorë, më shumë vende pune dhe ti krijojmë mundësinë të rinjve që jetojnë në këtë zonë që jo vetëm të studiojnë dhe të shkollohen në Tiranë apo diku jashtë vendit por të vinë dhe të japin kontributin e tyre për zhvillimin e Pukës dhe Fushë Arrëzit”, nënvizoi ai.

Gjatë bashkëbisedimit me banorët, Kryeministri Edi Rama ka marrë edhe një ‘kritikë’, nga banorë e zonës.

Një qytetare nga Puka pasi vlerësoi investimet e bëra në këtë zonë, i’u drejtua Kryeministrit duke I thënë që nuk duhej ta kishte hequr Ditmir Bushatin nga detyra e ministrit.

“Ne kemi votuar për Gjon Gjonin të cilin nuk e njihnin, por e kemi votuar vetëm prej Ditmir Bushatit, vetëm për emrin Ditmir nuk duhej ta kishe hequr”, u shpreh ajo.

"Një tjetër skandal i madh pritet të dalë në dritë..."

Eksperti Karamuço paralajmëron “furtunë” në Policinë e Shtetit

“Bashkëpunëtorja e Bashës, miqësi me Xhaçkën”

Bardhi tregon prapaskenat: Pse nuk e ka nënshkruar mocionin kundër deputetes

"‘Hodhe gurin e fshehe dorën’, siç bëre pas 21 Janarit"

Djegia e mandateve, Basha i përgjigjet Metës: Ti na nxite!

Nuk do ta besoni sa shënojnë temperaturat

‘Çmendet’ moti/ Vala e të nxehtit godet këtë vend

"Nuk është për të treguar muskujt, por…"

A do të thërrasë Basha protestë? Përgjigjet Kreu i PD