MENU
klinika

Tarifa 100% ndaj Serbisë

Taksa/ SHBA paralajmëroi Kosovën, Haradinaj i përgjigjet

13.02.2019 - 08:38

Pas letrës që erdhi nga Amerika për liderët kosovarë, ku kërkohej heqja e taksës, të gjithë krerët e shtetit janë mbledhur në një takim.

As pas paralajmërimit të Amerikës, vendimi për heqjen e taksës ndaj mallrave të Serbisë nuk do të hiqet.

Ishte kryeministri Ramush Haradinaj që pas takimit që pati me presidentin, kryeparlamentarin e ministrat, u deklarua se e lut Amerikën që t’i kuptojë, duke thënë se masa nuk hiqet deri në njohje.

Kam pasur takim me ambasadorin me Philip Kosnettt për të cilin kam respekt dhe është diplomat i zoti, ai ka qenë shumë i saktë i ka sugjeruar Kosovës që të pezullohet taksa dhe njëkohësisht ka paraqitur edhe këtë letër që vjen për tre udhëheqësit e Kosovës, kryeministrin, krye parlamentarin dhe presidentin.

Unë kam pas rastin që ti them. Taksa nuk u vendos në lidhje me Amerikën as zhvillimet e fundit në dialog, që 20 vjet në konflikt I ngrirë jemi lodhë dhe kërkojmë një finale Kosovë-Serbi, kërkojmë marrëveshje gjithëpërfshirëse”, tha Haradinaj.

Krerët e qeverisë u mblodhën mbrëmë në një restorant në Prishtinë.

Aty u diskutua për paralajmërimet që po vijnë nga shtetet mike të Kosovës, për heqjen e taksës për 100% për të gjitha produktet serbe e boshnjake, pak pasi që në opinion doli edhe letra e Zëvendës Asistentit të Sekretarit të Shtetit Amerikan, Matthew Palmer.

Në këtë letër, dërguar tre krerëve të shtetit, saktësohej se vazhdimi i masës ndaj Serbisë e Bosnjës do të thotë minim i bashkëpunimit me SHBA’në.

Ja çfarë thotë misioni paqeruajtës i NATO-s në Prishtinë

Policët e Kosovës hynë në Serbi?

Pse ideja është një kopje e “botës ruse”

“Bota serbe” përndjek Ballkanin, kërcënon sërish Vulin

E paqartë nëse Lista Serbe po përgatitet për procesin

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fytyra të reja por detyrime të njëjta

Analiza: “Ngec” sërish dialogu Beograd-Prishtinë