MENU
klinika

Mezi e pritën

“Tavolina e mërzisë”, gjysmë mln shikime

27.02.2019 - 10:28

Elvana Gjata është një artiste e vërtetë dhe mjaft e pëlqyer nga shqiptarët, por edhe më gjerë.

Pavarësisht ngjarjeve jo të mira në jetën e saj, pas asaj që ndodhi në ish-Bllok, këngëtarja gjeti forca dhe u rikthye në ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke mbajtur një koncert në Prishtinë, ndërsa pasditen e së martës publikoi edhe këngën e saj të fundit.

“Tavolina e mërzisë” është balada e publikuar ku Elvana ka qëndruar larg kurimit me detaje dhe ka ardhur me një pamje të thjeshtë, veshur me xhins dhe flokë thuajse të pa stiluar.

Si për të treguar që mezi e kishin pritur këtë video të këngëtares, fansat e saj e kanë parë atë në Youtube 500 mijë herë brenda 15 orëve të parë.