Menu

Mësoni çfarë të bëni!

Të vjellat mund të jenë të rrezikshme! Si t’i trajtoni!

09.02.2019 - 13:16

Ndjesia e përzjerjes ndodh kur ndjeni stomakun të trazuar.

Çka shkakton nauze (të përzjera) dhe të vjella?

Përzierja dhe vjellja mund të jenë simptoma të kushteve të ndryshme mjekësore, duke përfshirë:

-Shtatzëninë;

-Gastroenteriti (infeksioni i zorrëve) dhe infeksione të tjera;

-Migrena;

-Sëmundje e zorrëve;

Helmim nga ushqimi

-Barnat, përfshirë ato për kimioterapinë e kancerit;

-Ulcerat, etj;

te vjellura te perziera-konica.al

Kur duhet të këshilloheni me një mjek për të përzierat dhe të vjellat?

Përzierja dhe vjellja janë të zakonshme. Zakonisht nuk janë serioze. Megjithatë, menjëherë duhet të kontaktoni me mjekun nëse keni:

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

-Një arsye për të menduar se vjellat janë nga helmimi;

-Vjellje për më shumë se 24 orë;

-Gjak në të vjella;

-Dhimbje të forta barku;

-Dhimbje koke e ashpër dhe qafë e ngrirë;

-Shenjat e dehidrimit, të tilla si goja e thatë, urinimi i rrallë ose urina e errët;

Si diagnostikohet shkaku?

-Mjeku do të marrë historinë tuaj mjekësore, do të pyesë për simptomat dhe do të bëni një test fizik.

-Ai do të kërkojë për shenja të dehidrimit.

-Mund të bëni disa teste, duke përfshirë analizat e gjakut dhe urinës.

-Gratë gjithashtu mund të bëjnë një test shtatzënie.

Cilat janë trajtimet për të përzierat dhe të vjellat?

Trajtimet për të përzierat dhe të vjellat varen nga shkaku. Ju mund të merrni trajtim për problemin themelor. Ka disa ilaçe që mund të trajtojnë të përzierat dhe të vjellat. Për raste të rënda të të vjellave, mund të keni nevojë për lëngje shtesë përmes një seumi IV (intravenoz).

te vjellura te perziera-konica.al

Ka disa gjëra që mund të bëni për t’u ndier më mirë:

-Merrni lëngje të mjaftueshme, për të shmangur dehidratimin;

-Hani ushqime të butë; qëndroni larg ushqimeve me erëza, yndyrore ose të kripura;

-Hani ushqim më pak dhe më shpesh;

-Shmangni erëra të forta, meqë ndonjëherë ato mund të shkaktojnë të përziera dhe të vjellat.