MENU

Temperatura në -11 gradë

ARRSH: Gjendja në akset kryesore rrugore

25.02.2019 - 09:56

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me gjendjen në akset kryesore të vendit.

Temperaturat e ulëta dhe reshjet e borës në disa rrethe kanë shkaktuar disa probleme.

Në qarkun e Korçës gjatë natës nuk ka pasur reshje, por temperaturat kanë qenë të ulëta në -11 gradë.

Kompania e mirëmbajtjes ka bërë pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen pjesore të kripës.

Qarkullimi në rrugën e Dardhës nga km 9-km 10 bëhet me zhinxhir.

Në Veri qarkullohet pa probleme, ndërsa në aksin Ura Cerenecit-Steblevë ( 15 km e fundit) rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për të qarkulluar.