MENU
klinika

20 protestues të shoqëruar

“Hiqe dorën”/ Tension te Drejtoria e Policisë, deputetët përplasen me efektivët

16.02.2019 - 22:03

Mbrëmjen e sotme janë shoqëruar në polici, 20 prej protestuesve që ishin pjesë e protestës së opozitës.

Shoqërimi i tyre ka ardhur për shkak të incidenteve të shkaktuara në protestë.

Mësohet se disa prej të shoqëruarve u është komunikuar masa e arrestit, ndërkohë që në ambjentet e Drejtorisë së Policisë në Tiranë, ka pasur tensione e përplasje mes policisë dhe deputetëve ku këta të fundit tentuan të takonin protestuesit.

kolana e librave

Situata u tensionua pasi oficerët e Policisë nuk i lejuan deputetët demokratë të qëndronin brenda ambjenteve të drejtorisë.

Kjo ka sjellë acarimin e deputetëve demokratë, të cilët janë përplasur fizikisht me efektivët.

Gjatë përplasjes me efektivët, deputetët e PD-së kanë ngritur edhe tonet e zërit, ku dëgjohen duke thënë; “hiqe dorën, mos prek”.