MENU
klinika

Detajet

Tentoi të vriste bashkëfshatarin, arrestohet 38-vjeçari në Kukës

19.02.2019 - 10:18

Një 38-vjeçar në Kukës ka rënë në prangat e policisë, i akuzuar për veprën penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativë”.

I arrestuar është shtetasi M.M, 38 vjeç banues në fshatin Zahrisht në Has.

Arrestimi i tij u bë pasi, për motive pronësie, ka goditur me automjetin tip “Mitsubish Pajero”, shtetasin I.A., vjeç 66, banues në fshatin Zahrisht, Has.

I dëmtuari ka marrë mjekim në spitalin Rajonal Kukës, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Vrasja me dashje, mbetur në tentativ”.