10.02.2019 - 12:07
Dy persona janë denoncuar të humbur në Tepelenë dhe në Përmet.
Sokol Rama nga Tepelena, prej 5 ditësh ka humbur kontaktet me familjen, ndërsa për herë të fundit familjarët thonë se është lokalizuar në Përmet.
Personi i dytë i denoncuar është shtetasi me iniciale G.H nga Përmeti, për të cilin nuk ka informacione që nga denoncimi.
Familjarët e Ramës shprehen se pavarësisht denoncimit, prej pesë ditësh nuk kanë asnjë informacion mbi vendndodhjen e 33-vjeçarit.
Ndërkohë, Sokol Rama është një emër i njohur për policinë, pasi më parë ka qenë i ndaluar disa herë për vjedhje.