MENU
klinika

Raporti i organizatave europiane

‘Termocentralet e Ballkanit Perëndimor po dëmtojnë gjithë Europën’

19.02.2019 - 19:13

Koalicioni i organizatave joqeveritare europiane që merren me luftën kundër ndotjes paraqitën këtë martë një raport lidhur me termocentralet në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Puna e 16 termocentraleve me qymyr në vendet e Ballkanit Perëndimor ka pasoja ekonomike dhe shëndetësore për të gjithë Europën dhe qytetarët e saj”, thuhet në raport.

Rezultatet e raportit treguan se, çdo vit nga ndotja e ajrit të shkaktuar nga operimi i këtyre termocentraleve në Ballkan, shkaktohen deri në 3.000 vdekje të parakohshme, rreth 8.000 raste të bronkitit te fëmijët, si dhe sëmundje të tjera kronike.

termocentralet ne ballkan-konica.al

Studimi vlerësoi se shpenzimet vjetore shëndetësore që mund të shoqërohen me këtë ndotje arrijnë vlerën nga 6.1 në 11.5 miliardë euro. Koston më të lartë të kësaj shume e mban BE-ja, me 3.1 deri në 5.1 miliardë euro, ndërsa ekonomitë e brishta të Ballkanit paguajnë rreth 1.9 deri 3.6 miliardë euro.

Analiza është bërë në bazë të metodologjisë së Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe Komisionit Europian.

“Ajri i ndotur nga Ballkani Perëndimor po transferohet në vendet e Bashkimit Europian, gjë që ndikon edhe më shumë në cilësinë e dobët të ajrit”, theksoi autorja kryesore e kësaj analize, Vlatka Matkoviç-Puljiç.

Sipas saj është koha që vendimmarrësit në Bashkimin Europian të mbështesin përpjekjet për të mbrojtur ajrin e pastër, dhe dekarbonizimin e sektorit të energjisë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Një itinerar udhëtimi nëpër fshatra, ferma, shtigje e rafting

‘Forbes’ zgjedh Shqipërinë për aventurë emocionuese

"Do ketë ndikim të dëmshëm në mbrojtjen e refugjatëve"

Ligji për Ruandën, OKB thirrje Britanisë së Madhe: Rimendojeni!

Kryeministri Sunak: Do ‘thyejmë’ biznesin e bandave kriminale

Britania e Madhe miraton projektligjin për dërgimin e azilkërkuesve në Ruandë

U pyet për hetimin ndaj çiftit Meta-Kryemadhi?

Gazetarja Lala zbardh detaje nga thirrja në SPAK e Ralf Gjonit