MENU
klinika

Project Syndicate

Theresa May po luan me Evropën…

13.02.2019 - 18:21

Filozofi Bertrand Russell besonte se Lufta e Ftohtë i ngjante një loje të rrezikshme të luajtur nga “degjeneruesit e rinj”. Kryeministri britanik Therea May po luan një lojë të ngjashme, dhe në qoftë se Brexit shkon keq, viktima do të ishte Britania.

“Loja e pulave” është e thjeshtë për t’u përshkruar, por e rrezikshme për të luajtur. Bazuar në teorinë evolucionare të lojës, nganjëherë u përdor për të përshkruar Luftën e Ftohtë.

Bertrand Russell, filozofi i madh britanik na kujtoi se në lojë, lojtarët vozisin makina ndaj njëri-tjetrit me shpejtësi të lartë nga drejtime të kundërta; shoferi i parë që shmanget nga një goditje, ose, në disa variante, që hidhet nga makina përpara se të rrëzohet nga një shkëmb, është “pulë”. Russell besonte se kështu ishte edhe Lufta e Ftohtë. Dhe rezultati ishte: qindra miliona vdekje, qytete të rrafshuara, fundi i civilizimit.

Foto e marrë nga Financial Times

 

Një version më pak i rrezikshëm po luhet nga Theresa May, që është kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar. Nëse diplomacia e saj nuk funksionon, viktima do të jetë ekonomia dhe mirëqenia e Britanisë.

Marrëveshja që May ka negociuar për largimin e Mbretërisë së Bashkuar nga Bashkimi Evropian nuk ka marrë mbështetje, pasi nuk përcaktonte marrëdhëniet e ardhshme të Britanisë me Evropën. Si do të jenë marrëdhëniet tregtare? Si do të menaxhohen marrëveshjet e saj ekonomike me vendet e tjera?

Diskutimet vazhdojnë. Por të paktën mund të shmangim largimin nga BE pa marrëveshje.

Problemi, natyrisht, është se në janar marrëveshja e May u rrëzua me një diferencë prej më shumë se 200 votash.

Pra, çfarë është saktësisht loja e pulës? Së pari, May, sipas syrit kritik në Parlament, ka gjasa ta zvarrisë çështjen deri më 29 mars, kur Britania e Madhe duhet të largohet nga BE, me ose pa marrëveshje.

Foto e marrë nga Sky news

Kundërshtarët e May janë 27 anëtarët e BE. Ata nuk duan një aksident, por as nuk duan të hedhin poshtë Republikën e Irlandës apo të sabotojnë tregun e tyre të vetëm.

Nëse kjo shkon keq, viktima do të jetë Britania, ekonomia e saj, vendet e punës, tregtia dhe reputacioni ndërkombëtar.

Nga ana tjetër, për të kujtuar një citat nga shkrimtari anglez Saki, ne e dimë se udhëheqësit tanë politikë janë të lidhur me arsyen dhe të vërtetën, por, si çiftet e tjera të martuara, ndonjëherë jetojnë veç e veç. Ndërkohë, automjetet marrin shpejtësinë, distanca mes tyre shkurton dhe askush nuk shmanget…

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Deklarata e Sekretarit të Jashtëm britanik

“Tronditet” Britania/ Brexit mund të anulohet?

Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, vit vendimtar për Evropën…

Joschka Fischer/ Project Syndicate

2019, viti i humbjeve të mëdha për Evropën…