MENU
klinika

Punësimi sezonal 2019

Thirrje edhe Shqipërisë/ Italia: Duam 30 mijë emigrantë

28.02.2019 - 16:47

Italia hartoi draftin ligjor për pranimin e 30 850 emigrantëve nga vendet ekstra komunitare mes të cilave është edhe Shqipëria për punësim sezonal gjatë vitit 2019.

Drafti ligjor u aprovua nga Ministrisë së Brendshme italiane me kushtin e kërkuar nga ministri Salvini që të mos pranohen të hyjnë në Itali emigrantë nga vendet që nuk janë bashkëpunues me qeverinë e tyre në sistemin e riatdhesimit të emigrantëve jo të rregullt.

Ministri i Brendshëm ka propozuar hartimin e një “liste të zezë” të vendeve që nuk pranojnë nënshkrimin e marrëveshjeve për kthimin në vendim e origjinës të emigranteve ilegalë, vende si Senegal, Mali, Uganda, Pakistan, Bangladesh etj.

Ndër 30 850 leje të rregullta qëndrimi që parashikohen të lejohen nga Ministria e Brendshme italiane, mbi 18 mijë janë parashikuar të jepen për emigrantë që do të punësohen gjatë sezonit të verës në fermat bujqësore e mbi 12 mijë të tjerë u jepet mundësia të konvertojnë lejet e qëndrimit për motive studimi, humanitar, apo shëndetësor në leje qëndrimi pune sezonale.

Ndërkohë, 3 mijë leje të tjera qëndrimi do të vihen në dispozicion të emigrantëve që zotërojnë një leje qëndrimi sezonale e mund ta konvertojmë në leje me afat më të gjatë qëndrimi.