MENU
klinika

Dokumente të rralla

‘’Tirana 99 vjet kryeqytet’’, një ekspozitë unike

12.02.2019 - 10:10

Në Kalanë e Tiranës është ekspozuar një ekspozitë dokumentare ‘’Tirana 99 vjet kryeqytet’’ me materiale të ndryshme arkivore të shpalljes së Tiranës si kryeqytet. Një ekspozitë që përmbledh një itinerar të përgjithshëm të këtij qyteti që nga gojëdhënat dhe deri te ndërtimi hap pas hapi të statuseve të saj ligjore.

Faksimilet dhe dokumente të rralla të Arkivore të Shtetit janë ekspozuar dje në Kalanë e Tiranës. Në kohën kur Tirana quhej akoma pjesë jo integrale si kryeqytet dhe në ndërtim e sipër të këtij statusi, kur u mor vendimi që të bëhej kryeqytet i Shqipërisë.

Në këtë ekspozitë u ekspozuan fotografi, ngjarje historike, materiale të ndryshme të tjera historike. Një foto e parisë së përfaqësuesve të Tiranës 1929. Materiale të dokumentuara nga vendimet e prefekturës së Tiranës në këshillin bashkiak të vitit 1928. Dokumente që kanë vendimet të këshillit bashkiak të vitit 1923.

Nga arkivi në stenda janë publikuar dhe memorandum për ndërtimin e kryeqytetit në vitin 1924 si dhe harta e lagjeve të Tiranës. Statuti i Republikës ku sanksionohet Tirana si kryeqytet më 1925.

Në ekspozitën ‘’Tirana 99 vjet kryeqytet” nuk mungojnë dhe vendime të këshillit të përhershëm që japin një fakt mbi planin rregullues të qytetit më 1929 si dhe foto të listës së anëtarëve të Kuvendit Bashkiak në 1934.

Nuk mungojnë dhe vendime të këshillit të përhershëm të Bashkisë së Tiranës në lidhje me planin rregullues të qytetit më 1929, për të vijuar më foto të Tiranës së kësaj kohe apo dhe me listën e anëtarëve të Kuvendit Bashkiak të 1934.

Historia e Tiranës kur u shpall kryeqytet e më tutje në vite më pas është e kuruar nga Elsa Saka, Sokol Çunga, Larisa Neziri Lezha. Gjithashtu në stenda ka vendime e kontrata për sistemimin e Pazarit të ri dhe sheshin Avni Rustemi më 1939 dhe foto që Arkivi i Shtetit i ka ekspozuar dhe tregojnë për punimet në sheshin Avni Rustemi.

Ndër të tjera ka dhe foto historike që tregojnë ceremoninë dhe paradën e zhvilluar në Tiranë me rastin e 25 vjetorit të Pavarësisë më 1937. Arkivi ka sjellë fotografi me monumentin që shkruan për Ismail Qemalin i ngritur në Tiranë me rastin e 30 vjetorit të Pavarësisë më 1942.

Ndodhen foto apo materiale dokumentare që flasin për historinë e sportistëve të Tiranës, statuti i klubit Tirana më 1929, apo dhe njoftimi mbi zhvillimin e kampionatit të atletikës më 1929. Pjesë janë dhe fotot e grave kostume popullore të Tiranës në vitet 1922. Materialet që ka zgjedhur Arkivi i Shtetit janë dhe ato që tregojnë protestën e popullsisë së Tiranë kundër vendimeve për copëtimin e vendit më 1920.

Godina ku u vendos qeveria e Kongresit të Lushnjës në një tjetër foto, ligjet dhe popullsia e Tiranës me 1920 tregohet po ashtu në materiale, letra mbi vendimet që u morën në Kongresin e Lushnjes, mes të tjerash ku u vendos që qendra e qeverisë të vendosej në Tiranë më 1920.

Shumë dokumente të tjera paraqiten në këtë ekspozitë që vijnë si ndihmesë e dokumenteve të ruajtura në Arkivin e Shtetit

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



U shfaq në Teatrin e Operas dhe Baletit

“La Boheme” e Puccinit, një opera për rritjen

Dita e lindjes dhe e vdekjes së William Shakespeare

Shkrimtari që ngriti artin poetik në majat më të larta

Vdekja e dy kolosëve të letërsisë botërore

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Librit