Dy fitore në kampionat dhe një në Kupën e Shqipërisë kishin rritur së tepërmi moralin e Tiranës, por sot është ndalur 1-1 në “Selman Stërmasi” nga Teuta.
Një pikë vlen pak për të dyja skuadrat në kushtet që ndodhen, Tirana për mbijetesë, ndërsa Teuta për vendet e para të renditjes, por gjithsesi, nuk mund të hidhet poshtë.
Ishte Progni që kaloi durrsakët në avantazh që në minutën e dytë të takimit, duke krijuar iluzionin e një fitoreje në transfertë, por nuk ishte e thënë të ndodhte kështu.
Ngoo barazon shifrat në minutën e 38-të, duke mbyllur fraksionin e parë në ekuilibër. Edhe pjea e dytë ka qenë e ekuilibruar, me raste nga të dyja skuadrat, por nuk pati më gola.
TIRANA – TEUTA 1-1
Ngo 38′ / Progni 2′
Tirana: Abibi, Doka, Atinga, Imami, Hoxhallari (Goxha 74′), Mauexhe, Daja, Karabeci, Halili (Kobina 56′), Greca, Ngo. Trajner: Ardian Mema.
Teuta: Hidi, Frashëri, Bicaj, Arapi, Hakaj (Beqja 69′), Osmani, Sidibe, Kallaku, Traore (Latif 83′), Progni, Kamara (Vecaj 59′). Trajner: Bledi Shkëmbi.
Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Ridiger Çokaj, Dojando Myftari, Denis Rexha
Kartonë të verdhë: Halili 39′, Karabeci 49’/ Bicaj 59′, Vecaj 65′, Traore 74′