MENU
klinika

Magjia e pashtershme e natyrës

Toka fsheh thesare

26.02.2019 - 12:47

Toka, planeti ynë, mban të fshehura plot bukuri natyrore. Gjenden kaq shumë vende të magjishme për “t’u zhdukur” për pak çaste. Për të marrë frymë thellë, si çlodhje apo frymëzim që t’i rikthemi rutinës.

Ka plot vende që janë bërë nga dora e njeriut, si edhe shumë bukuri të tjera natyrore, befasuese, me pamjen e mahnitshme.

Për shembull, e dini se në Turkmenistan gjendet “Porta e ferrit” (Door to hell), një vendburim aktiv gazi, me gjerësi 69 metra?  Po kalldrëmin gjigant, në Irlandë, e keni parë ndonjëherë?

E dini se në Poloni, mund të kaloni nëpër një pyll të madh e të pjerrët, që ndryshe quhet “pylli i shtrembër”, dhe të mbeteni të habitur?

Fotografitë e mëposhtme, ju ftojnë të gjeni pak qetësi, shkëputje nga ritmi i ditës, qoftë edhe virtualisht.