MENU
klinika

Flet Silva Bino

Tre viktima në Sanatorium/ 2 të vdekur nga Gripi!

04.02.2019 - 13:45

Dy persona kanë gjetur vdekjen në Sanatoriumin e Tiranës nga Gripi, ndërsa arsyeja e vdekjes për viktimën e tretë pritet të konfirmohet nga ekzaminimet përkatëse nëse ka pasur si shkak pikërisht virusin e gripit.

Specialistja Silva Bino, shefe e departamentit të sëmundjeve infektive në ISHP, ka konfirmuar për mediat se kemi aktualisht tri persona që kanë vdekur në Sanatorium.

“Dy raste të konfirmuara me grip dhe një rast tjetër që mendohet për grip dhe po verifikohet nëse ka qenë si pasojë e gripit,” – ka thënë ajo në një deklaratë dhënë për mediat.

Bino ka sqaruar se “Gripi ka intensitet mesatar në rritje, dy javët e fundit kemi një rritje të shpejtë të rasteve me grip, vihet re me infeksionet respiratore akute, që kanë shkuar në 19 mijë rate, por është situatë e ngjashme me vitin që shkoi dhe virusi që qarkullon është Ah1N1”– ka thënë ajo.

Sipas Binos, jemi në sezonin e gripit, kemi intensitet mestar, por rritje të shpejtë.

“Nuk është grip derri, dua të qetësoj njerëzit, nuk ka asgjë të pazakontë, është virusi sezonal që po qarkullon, i përfshirë në vaksinën e gripit, vaksinë që në bazë të studimeve që ka për efektivitetin e saj, që kanë ardhur nga jashtë rajonit.

Ndërkohë që personat që kanë ndërruar jetë nuk kanë qenë të vaksinuar, janë të moshave 40 deri 60 vjeç dhe kanë qenë me sëmundje shoqëruese, dhe është faktor rreziku”– tha ajo.

"Një tjetër skandal i madh pritet të dalë në dritë..."

Eksperti Karamuço paralajmëron “furtunë” në Policinë e Shtetit

“Bashkëpunëtorja e Bashës, miqësi me Xhaçkën”

Bardhi tregon prapaskenat: Pse nuk e ka nënshkruar mocionin kundër deputetes

"‘Hodhe gurin e fshehe dorën’, siç bëre pas 21 Janarit"

Djegia e mandateve, Basha i përgjigjet Metës: Ti na nxite!

Nuk do ta besoni sa shënojnë temperaturat

‘Çmendet’ moti/ Vala e të nxehtit godet këtë vend

"Nuk është për të treguar muskujt, por…"

A do të thërrasë Basha protestë? Përgjigjet Kreu i PD