MENU
klinika

Hapeni rrugën!

“Trump e Kim Jong-un”, në rrugët e Hanoit

22.02.2019 - 17:43

Donald Trump dhe Kim Jong-un janë dy nga liderët më të rëndësishëm dhe më karizmatik në botë.

Por ndërsa bota është në pritje të takimit të radhës të tyre në pritje për zgjidhjen e çështjes së armëve nukleare, dy sozitë të tyre i kanë befasuar të gjithë teksa janë takuar së bashku.

Imituesit e Trump dhe Kim, respektivisht Russel White dhe Howard X, shtrënguan duart përpara Hotelit Metropol në kryeqytetin Vietnamez.

“Herën e fundit ne e bëmë këtë në Singapor, që ishte territori yt. Tani ti je në territorin tim”, u shpreh Hoëard X, aktor. “Trumpi i vërtetë është shumë budalla, mendoj se Kim mund ta mashtrojë atë”, tha Russell White, aktor.