MENU
klinika

Deklarata e kandidates Warren

“Trump mund të jetë në burg në 2020”

11.02.2019 - 12:51

Presidenti Donald Trump mund të jetë në burg kur të vijë dita e zgjedhjeve, tha Elizabeth Warren në ditën e saj të parë të fushatës si një kandidate për presidente.

“Deri në 2020, Donald Trump mund të mos jetë president”, tha Warren para votuesve në Cedar Rapids, Iowa. “Në të vërtetë, ai mund të mos jetë as i lirë”.

Warren përmendi edhe hetimin e vazhdueshëm të ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e vitit 2016 nga këshilltari i posaçëm Robert Mueller.

“Sa hetime janë? Nuk është më vetëm hetimi i Muellerit”, tha Warren. “Ata janë kudo dhe këto janë hetime serioze, kështu që ne do të shohim se çfarë ndodh”.

I pyetur nëse ajo beson se Trump duhet të lirohet, senatorja tha se është e rëndësishme që të shohim ç’do të zbulojë Mueller.

Më parë gjatë ditës, demokratët e Massachusetts kishin thënë se vendi është në një “moment të rrezikshëm” dhe se “ajo që ndodh në vitin 2020 do të përcaktojë drejtimin e kombit tonë, drejtimin e popullit tonë”.

Warren tha “Donald Trump nuk është problemi i vetëm që kemi, po, Donald Trump është simptomë e një sistemi që funksionon keq”, tha Warren.

“Pra, puna jonë është të kuptojmë se çfarë e ka dëmtuar këtë vend, flasim për atë që duhet bërë për ta ndryshuar atë dhe mënyrën se si ne do ta bëjmë këtë”.

Një zyrtar i fushatës së Warren tha për CNN se kandidatja presidenciale nuk planifikon të sulmojë Trumpin, ndërkohë që zgjedhjet e vitit 2020 afrohen. Warren duket se do të vazhdojë të injorojë përpjekjet e tij çdo ditë për ta shpërqendruar”.

Warren zyrtarisht nisi fushatën e saj në Massachusetts të shtunën, ku ajo foli kundër super të pasurve dhe e quajti Trump “vetëm simptomën më të fundit dhe më ekstreme të asaj që ka shkuar keq në Amerikë”.

Warren, 69 vjeç, është ndër demokratet më të njohura që kërkojnë t’i zënë vendin Trumpit, të cilin ajo e ka quajtur në të kaluarën si “një dhunues racist” dhe një “tiran i zjarrtë”. Trump, i cili gjithashtu njoftoi kandidaturën e tij për rizgjedhje, shpesh tallet me të duke e quajtur “Pocahontas” për shkak të pretendimeve të saj për prejardhjen.

Në garën presidenciale pritet të marrin pjesë disa gra dhe njerëz me ngjyrë, duke e bërë garën më të larmishmen në histori.