MENU
klinika

New York Times

Trump nuk mundet dhe nuk do ta rindërtojë Amerikën…

19.02.2019 - 09:54

Donald Trump nuk është presidenti i parë, apo edhe presidenti i parë republikan, i cili ka kërkuar të përcaktojë trashëgiminë e tij pjesërisht me një projekt të madh ndërtimi.

Abraham Lincoln nënshkroi legjislacionin që siguronte grantet e tokës dhe financimin që krijoi hekurudhën transkontinentale. Theodore Roosevelt ndërtoi Kanalin e Panamasë. Dwight Eisenhower ndërtoi sistemin ndërshtetëror të autostradës.

Por muri i Trump është i ndryshëm, dhe jo vetëm sepse ndoshta nuk do të ndërtohet. Projektet e mëparshme të mëdha të ndërtimit ishin për t’i bashkuar njerëzit dhe për t’i bërë më produktivë. Muri i Trump ka të bëjë me ndarjen, është jo vetëm një pengesë ndaj të huajve, por një përpjekje për të shkaktuar ndarje midis amerikanëve gjithashtu.

Pse nuk po ndërton asgjë? Sigurisht që ai është pikërisht lloji i politikanëve që ka gjasa se vuan nga një dëshirë për të parë emrin e tij në projekte të mëdha. Për më tepër, gjatë fushatës së vitit 2016 ai nuk premtoi vetëm një mur, por premtoi gjithashtu një rindërtim të madh të infrastrukturës së Amerikës.

Foto e marrë nga The Hill

Një vit më parë ai premtoi përsëri “investimin më të madh dhe më të guximshëm në infrastrukturën e historisë amerikane.” Përsëri, asgjë nuk ndodhi.

Pyetja interesante është se pse Trump nuk duket i gatshëm apo i paaftë të rindërtojë rrugët e shkatërruara të Amerikës, urat, ujësjellësit dhe kështu me radhë. Në fund të fundit, investimi publik është një çështje në të cilën Trump mund të marrë mbështetje; do të përmirësonte ekonominë dhe gjithashtu do të ndihmonte që publiku mos ta shohë administratën si kaotike dhe jokompetente.

Disa analistë sugjerojnë se paratë nuk janë arsyeja pse nuk po ndërtohet infrastruktura. Pengesa e vërtetë është se Trump, zyrtarët e tij, partia e tij apo të gjitha ato që u thanë më sipër, nuk dëshirojnë një lloj investimi publik që Amerika ka nevojë.

Dhe një plan i vërtetë infrastrukturor do të fitonte shumë mbështetje nga demokratët.

Foto e marrë nga New York Times

Ndërkohë, republikanët në Kongres janë të painteresuar për çdo lloj programi të investimeve publike. E vërteta është se konservatorët modernë urrejnë idenë e çdo lloj shpenzimi të ri publik, edhe nëse do t’i bënte amerikanët më të mire.

Dhe të gjitha energjitë e kufizuara të Trumpit po përdoren për të ndëshkuar njerëzit, dhe jo për t’i ndihmuar ata.

Pra, kush do ta rindërtojë Amerikën? Trump dhe partia e tij kanë patur rastin, dhe në mënyrë të qartë refuzojnë të veprojnë, kështu që do të duhet të jenë demokratët.

Paul Krugman ka qenë një kolumnist i Opinionit që nga viti 2000 dhe është gjithashtu një profesor në Universitetin e Nju Jorkut. Ai fitoi Çmimin e Përkujtimit të Nobelit të vitit 2008 në Shkencat Ekonomike për punën e tij në tregtinë ndërkombëtare dhe gjeografinë ekonomike.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN