MENU
klinika

Njoftimi

U futën nga kufiri i gjelbër, kapen 10 sirianë në Kapshticë

07.02.2019 - 11:56

Gjatë ditës së sotme në Kapshticë janë kapur nga Policia Kufitare 10 refugjatë sirianë në fshatin Vishocicë.

Refugjatët kishin hyrë në mënyrë të paligjshme nga kufiri i gjelbër.

Ata janë të gjithë meshkuj nga Siria dhe i përkasin grup-moshës 17-35 vjeç.

Sipas njoftimit të policisë, gjendja shëndetësore e refugjatëve paraqitet e mirë.