Menu

Emri

U gjet e masakruar në ferra, identifikohet gruaja në Tiranë

14.02.2019 - 10:08

Një grua e masakruar është gjetur në kodrat e liqenit të Sharrës mëngjesin e sotëm nga qytetarët.

Shkarkoni Aplikacionin e Konica.al

Mësohet se ne trupin e viktimës janë gjetur shenja dhune me mjete të forta si dhe 3 plumba. Viktima është identifikuar Lirie Xhepa rreth 45 vjeç.

Trupi i viktimës është gjetur përmbys dhe e veshur lehtë, jo me xhup. Dyshohet se vrasja ka ndodhur në një vend tjetër dhe më pas të jetë transportuar në kodrat e liqenit të Sharrës.

Gruaja ishte e martuar dhe banonte pranë zonës ku u gjet e vrarë dhe e hedhur në ferra. Banorët thonë se kanë parë njerëz me makinë në këtë zonë.

Do duhen analiza të posaçme për të përcaktuar orën e vdekjes por sipas informacioneve të grupit hetimor, gruaja është vrarë brenda 24 orëve të fundit.

Shumë pranë vendit ku është gjetur trupi i viktimës ka edhe banesa. Kanë qenë banorët që kanë gjetur trupin dhe kanë njoftuar policinë. Fillimisht kanë shkuar forca e policisë nga Komisariati numër 6 dhe më pas ekspertë të kriminalistikës.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Detaje nga ngjarja e rëndë në Tiranë

Gruaja u gjet e masakruar, dyshimet e para