MENU
klinika

Ekzekutim me 5 plumba

U gjet i vrarë në makinë, si ndodhi vrasja në Durrës?

24.02.2019 - 10:04

Një krim i rëndë në Durrës tronditi qytetin që në orët e para të mëngjesit.

Një 45-vjeçar i identifikuar si Martin Ndreca është gjetur i vrarë në makinën e tij në zonën e ish-Kënetës.

Autori i vrasjes është identifikuar si Ndue Zefi, 37 vjeç.

Sipas policisë mendohet se autori e ka qëlluar 45-vjeçarin me 5 plumba pasi kanë pasur në lokalin e lagjes për motive të dobëta.

Mësohet se pas sherrit viktima është nisur për te makina e tij, ku autori i ka bërë pritë me armë në dorë.

Autori i dyshuar pas krimit është larguar menjëherë dhe është shpallur në kërkim. Policia po punon për kapjen e tij”, thonë burimet e policisë.

Grupi Hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave te kësaj ngjarje.