MENU
klinika

Detajet

Drogë dhe 13 mijë euro në banesë, si u arrestua shqiptari në Itali?

09.02.2019 - 21:24

Një 33-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Itali. Arrestimi i shqiptarit është bërë pas një kontrolli rutinë të policsë në banesën e tij.

Pas kontrolleve të imtësishme në shtëpinë ku banonte shqiptari, karabinierët gjetën 200 gram hashash dhe 11 gram kokainë si dhe një shumë parash prej 12,700 euro.

Kjo shifër e bllokuar dyshohet se ka burim të paligjshëm dhe për këtë, autoritetet kanë nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e të shkuarës së shqiptarit.